LAJMI I FUNDIT:

Votimi “për” ose “kundër” shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në veri dhe qendrat e votimit – si pritet të shkojë procesi?

Votimi “për” ose “kundër” shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në veri dhe qendrat e votimit – si pritet të shkojë procesi?

Ditën e diel në katër komunat veriore, Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut do të votohet për ose kundër shkarkimit të katër kryetarëve shqiptarë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka finalizuar pothuajse të gjitha përgatitjet për mbajtjen e procesit të votimit, ku të premten ka miratuar listat e qendrave të votimit ku pritet që më 21 prill të zhvillohet procesi i votimit, transmeton Telegrafi.

Janë gjithsej 23 qendra të votimit në të cilat do të organizohet procesi i votimit, ku shumica e lokacioneve janë hapësira të komunave apo pronë shtetërore.


“Është miratuar lista e qendrave të votimit nga KQZ-ja. Janë gjithsej 23 qendra të votimit në të cilat do të organizohet procesi i votimit, ku në këto 23 qendra të votimit janë të përfshira të gjitha qendrat e votimit të cilat janë miratuar paraprakisht prej KQZ-së. Të gjitha qendrat e votimit dhe vendvotimet që kanë qenë paraprakisht të caktuara për to kemi siguruar hapësira dhe lokacione ku do të organizohet procesi i votimit”, ka konfirmuar për Telegrafin, Burim Ahmetaj, kryesuesi i Sekretariatit të KQZ-së.

Ahmetaj ka treguar se në Leposaviq janë 8 lokacione ku të organizohet votimi i 18 qendrave të votimit.

Kurse, në Zveçan pesë lokacione, në Zubin Potok pesë dhe në Mitrovicë të Veriut pesë lokacione dhe shumica e tyre janë objekte të komunës apo pronë shtetërore.

KQZ miratoi listën e qendrave të votimit në veri , Ahmetaj: Janë 23 lokacione në të cilat do të organizohet procesi i votimit më 21 prill
Lexo po ashtu KQZ miratoi listën e qendrave të votimit në veri , Ahmetaj: Janë 23 lokacione në të cilat do të organizohet procesi i votimit më 21 prill

Lidhur me procesin e votimit në katër komunat veriore ka folur edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Ai ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga ai është në shërbim të Komisionit Zgjedhor për këtë proces dhe se Qeveria është garantuese se rezultati i këtij referendumi do të zbatohet në plotni dhe me shpejtësi.

“Për çështjen e zgjedhjeve që do të mbahen në katër komunat veriore më 21 prill prinë Komisioni Qendror Zgjedhor. Qeveria e Republikës së Kosovës është në shërbim të tyre. Nga ana jonë është në përgjithësi është vullneti që të mbahet ky votim dhe në komunat në të cilat 50 për qind plus një të qytetarëve votojnë për t’ia ndërprerë mandatin kryetarëve aktual të komunave ne jemi garancion që kjo do të zbatohet në plotni e me shpejtësi”, tha ai.

Kurti: Me banda të dhunshme nuk mundesh me hy në zyrat e komunave në veri
Lexo po ashtu Kurti: Me banda të dhunshme nuk mundesh me hy në zyrat e komunave në veri

Por, si shkon procesi?

Njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu ka thënë se kontributi i qytetarëve duhet të jetë 50 plus 1 për qind në mënyrë që mos të dështojë kjo iniciativë e cila është parapa përmes Udhëzimit administrativ.

“Varësisht nga disponimi i popullsisë dhe shkalla në të cilën gjendet ajo pjesë e komunitetit serb që me qenë shumicë që mos të ketë frikë nga presionet dhe shantazhet që janë bërë përpara nga Lista Serbe, e cila edhe tani e ka shpallur mospjesëmarrjen e tyre, që do me thënë ju ka dhënë porosi ithtarëve të saj që të mos dalin në zgjedhje atëherë do të shkojë mirë.

Në qoftë se ai presion shprehet te njerëzit, nuk guxojnë të dalin ose edhe janë të manipuluar siç kanë qenë të manipuluar fatkeqësisht edhe nga Lista Serbe edhe nga Beogradi gjerë më tani në të gjitha proceset më tepër duke mos dhënë kontribut sesa duke dhënë kontribut, atëherë pritet që ky proces nuk do të arrij 50 plus 1 për qind do të dështoj dhe do të dështoj njëherësh edhe iniciativa e tyre dhe e qeverisë që përmes udhëzimit administrativ të shkarkohen kryetarët e tanishëm të atyre 4 komunave”, është shprehur Baraliu.

Ndryshe, në bazë të vendimit të KQZ-së për certifikimin e listës së votuesve për procesin e votimit që do të mbahet më 21 prill, numri i qytetarëve me të drejtë vote në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e veriut është: 46,556 votues apo 1,461 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e mbajtura para një viti, më 23 prill 2023./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori