LAJMI I FUNDIT:

Votimi në zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, Haxhiu: Përmes postës ose në Zyrën ndërlidhëse në Prishtinë

Votimi në zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, Haxhiu: Përmes postës ose në Zyrën ndërlidhëse në Prishtinë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur sot rreth mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në Kosovë.

Haxhiu në një konferencë për media tha se për qytetarët që kanë dyshtetësi duhet të ofrojnë zgjidhje, dhe kjo zgjidhje sipas saj është dhënë në Zyrën ndërlidhëse në Kosovë apo me postë.


“Qeveria e Kosovës, edhe Kuvendi i Kosovës ka nxjerrë nxjerr rezolutë ku i ka ndaluar mbajtjen  e referendumit kushtetues më 16 janar. Konsiderojmë se është e rëndësishme që të respektohet kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi.

Edhe Rezoluta e Kuvendit, edhe qëndrimet e qeverisë janë në linjë të njëjtë. Këtë qëndrim e ka edhe presidentja e vendit.

Qytetarët që kanë dyshtetësi natyrisht se ne duhet t’i ofrojmë zgjidhje, mirëpo atë zgjedhje e kemi dhënë në zyrën ndërlidhëse në Kosovë apo me postë.

Këto janë dy propozimet që i kemi dhënë edhe publikisht”, tha ajo, raporton Telegrafi.

Ministrja e Drejtësisë më tej tha se Serbia ka pretendimet e saj për të mbajtur zgjedhjet e saj në Kosovë jo sepse kërkon që një e drejtë e qytetarëve të adresohet por sepse ka pretendime territoriale ndaj Kosovës.

“Nuk i bëhet vonë për të drejtat e qytetarëve përmes atyre veprimeve ajo do të jetë në linjë me Kushtetutën e saj”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori