LAJMI I FUNDIT:

MOST: Votimi ishte në atmosferë demokratike

MOST: Votimi ishte në atmosferë demokratike

Asociacioni MOST vlerëson se edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale qytetarët, këtë herë në numër më të madh, në mënyrë të lirë dolën ta japin votën e tyre, ndërsa votimi ishte në atmosferë demokratike. Gjatë ditës zgjedhore janë vërejtur disa raste të izoluara dhe parregullsi që s’kanë ndikuar në cilësinë e procesit zgjedhor.

Ata gjithashtu vlerësojnë se fushata zgjedhore mes dy rretheve zgjedhore ka qenë në atmosferë të relaksuar në disa raste fushatë negative dhe prani të të miturve në tubime, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Edhe pse në këto zgjedhje u vërejt numër më i madh i votuesve që nuk u gjendën në Listën Zgjedhore, megjithatë MOST e përsërit rekomandimin se sa më shpejt institucionet duhet t’i heqin problemet sistematike në përditësimin e Listës Zgjedhore.

“Edhepse KShZ vazhdoi praktikën pozitive nga referendumi dhe gjatë vendosjes së ankesave në rrethin e parë nuk mund të vërehej votimi në linja partiake, megjithatë KShZ në katër raste anuloi votime pa e hapur materialin zgjedhor, ndërsa kjo është obligim i paraparë në Ligjin zgjedhor”, thonë nga MOST./Telegrafi/