LAJMI I FUNDIT:

Von der Leyen pret konstruktivitet nga Kosova dhe Serbia: Të shfrytëzohet momenti për normalizim të raporteve   

Von der Leyen pret konstruktivitet nga Kosova dhe Serbia: Të shfrytëzohet momenti për normalizim të raporteve   
Foto: Arkiv

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen të martën shprehu shpresën se Kosova dhe Serbia do të jenë shumë konstruktive në takimin e së shtunës në Ohër të Maqedonisë, ku do të diskutohet aneksi i zbatimit të Propozimit evropian.

Ajo tha se kjo është një mundësi për të dy vendet që të shfrytëzojnë momentin për normalizim të raporteve.


“Kjo është mundësia, tani, që të dyja palët të shfrytëzojnë momentin dhe një normalizim është parësor ose vendimtar për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit. Kështu që unë shpresoj shumë që të dyja të jenë shumë konstruktive në bisedimet e ardhshme”, tha Von der Leyen në një takim të Agjencisë  Evropiane të Lajmeve, transmeton DW.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ditë më parë ishte për vizitë në Washington ku u takua me presidentin Joe Biden.

Ajo pas takimit me Biden bëri të ditur se me presidentin amerikan kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Takimi Biden-Von der Leyen, flasin për dialogun Kosovë-Serbi dhe Propozimin evropian
Lexo po ashtu Takimi Biden-Von der Leyen, flasin për dialogun Kosovë-Serbi dhe Propozimin evropian

“E kemi prekur këtë temë shkurt… Është shumë e rëndësishme që dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë.  Nuk është e lehtë dhe ende ka shumë çështje për t’u zgjidhur, por e rëndësishme është se po lëviz në drejtimin e duhur dhe ka mbështetje të plotë nga të dy palët”, ishte shprehur Von der Leyen, raporton Telegrafi.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 27 shkurt në Bruksel u pajtuan në parim për Propozimin evropian për normalizimin e raporteve.

Më 18 mars është takimi i radhës ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit në Ohër të Maqedonisë së Veriut ku do të diskutohet plani për zbatim.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori