LAJMI I FUNDIT:

Von Cramon reagon ndaj Serbisë për pasivizimin e shtetësisë së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

Von Cramon reagon ndaj Serbisë për pasivizimin e shtetësisë së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc
Foto: Arkiv

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, ka reaguar lidhur me veprimet e Qeverisë së Serbisë për pasivizimin e adresave të banimit të shqiptarëve në Serbi në komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, si formë për pasivizimin e shtetësisë.

Përmes një postimi në Twitter Von Cramon ka shkruar se, “depasivizimi i shtetësisë serbe vazhdon siç e tregon qartë edhe kjo tabelë. Kjo ndodh në një rajon të populluar kryesisht nga shqiptarët në jug të Serbisë. Si dhe pse qytetarët e zakonshëm mund tu hiqen të drejtat e tyre themelore?”.


Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka deklaruar se pasivizimi i adresave të shqiptarëve është duke u bërë me qëllim të ndryshimit të strukturës etnike në Luginën e Preshevës.

Sipas Kamberit, “tash, në shumicën e rasteve, kjo është për ata që kanë të drejtë vote. Në Bujanoc dhe në Preshevë nuk kemi statistikë të saktë, por është një proces, i cili, pavarësisht që po zhvillohet, nuk e ka dinamikën që e ka pasur në Medvegjë. Në Medvegjë është rrezikshëm. Faktikisht është legalizuar pastrimi etnik, i cili ka ndodhur në vitin 1999 [gjatë luftës në Kosovë]. Tash, edhe me shlyerjen e adresave, po shlyhet elementi shqiptar në këtë komunë”.

Ndërsa kryetar i Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare në Serbi, Ragmi Mustafi ka deklaruar se, “Serbia ende po përpiqet të realizojë idenë e një shteti etno-kombëtar dhe të bashkoj të gjithë serbët përmes margjinalizimit sistematik të të gjitha pakicave”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori