LAJMI I FUNDIT:

Volvo ka përplasur modelin XC40, për ta dëshmuar nivelin e lartë të sigurisë (Video)

Volvo ka përplasur modelin XC40, për ta dëshmuar nivelin e lartë të sigurisë (Video)

Prodhuesi suedez Volvo, që me 1959 ka prezantuar rripin e sigurisë me tri pika i cili përdoret edhe sot, është bërë sinonim për makinat e qëndrueshme.

Modeli i ri XC40, që është shumë më i vogël se makinat e mëparshme, ka nivel të lartë të sigurisë dhe këtë e tregon simulimi që shfaqet më poshtë, transmeton Telegrafi.


Shoferi dhe shoqëruesit e tij, do të shpëtojnë të palënduar edhe sikur të pësojnë aksident gjatë udhëtimit me 50 kilometra në orë.

Për më shumë, shikojeni videon. /Telegrafi/