LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen tregon dukjen e një makine të re elektrike

Volkswagen tregon dukjen e një makine të re elektrike

Ngjanë sikur një Tesla, por shumë më i fuqishëm dhe i shpejtë

Si pjesë e planeve të Volkswagen, është lansimi i shumë makina elektrike në të ardhmen, prandaj po punohet shumë që numri tyre të rritet sa më shumë, transmeton Telegrafi.


Frankfurt Motor Show që zhvillohet në fund të muajit, është aktiviteti ku Volkswagen e prezanton një makinë të re elektrike, që e ka punuan me një prej kompanive që e ka në pronësi. Modeli quhet Cupra Tavascan dhe u ndërtua në të njëjtën platformë MRB, që përdoret në modelet ID.

Por, ky model është shumë më agresiv dhe është shumë më ekstrem, se që Volkswagen ka sjellë deri më tani. Brenda do ta ketë motorin me 302 kuaj fuqi, që mundëson arritjen nga zero deri në 100 kilometra në orë për 6.5 sekonda.

Tashmë është treguar dukja e Volkswagen Cupra Tavascan, që do ketë autonomi deri në 450 kilometra, ndërsa pritet të jetë një makinë shumë e mirë. /Telegrafi/