LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen do të prodhojë një veturë të re elektrike të Golf-it

Volkswagen do të prodhojë një veturë të re elektrike të Golf-it

Volkswagen ka ndryshuar rrënjësisht planet për “hatchback-un” e ardhshëm elektrik ID.2 dhe ka dalë me një dizajn krejtësisht të ri të jashtëm dhe të brendshëm – i cili mund të shihet muajin e ardhshëm në formën e veturës konceptuale në Evropë.

Vetura që pritet të shfaqet nga viti 2025 me një çmim fillestar prej 22,500 eurove, dhe thuhet se “hatchback-u” me pesë vende mund të mbajë gjithashtu simbolin ikonik të Volkswagen Golf. Burimet e brendshme të Drive në selinë globale të Volkswagen në Wolfsburg, Gjermani, thonë se një variant Golf GTI “hot-hatch” është diskutuar gjithashtu gjatë takimeve të fundit të strategjisë së brendshme për modelin e ri elektrik.


ID.2 pritet të jetë Volkswageni i parë i bazuar në platformën e re MEB-Plus – një version i përditësuar i strukturës së sotme të përdorur gjerësisht të makinave elektrike MEB – por i pajisur me bateri të reja fosfat litium hekur “prizmatikë”, duke ofruar shpejtësi karikimi prej 175kW deri në 200kW, transmeton Telegrafi.

Në vend të planeve të diskutueshme të SUV-ve të parapara nga koncepti ID.Life në panairin e veturave të Mynihut në vitin 2020, Volkswagen ID.2 do të marrë një stil më konvencional “hatchback” të zhvilluar nga një ekip projektuesish që punojnë nën drejtimin e shefit të ri të stilit të Volkswagen, Andreas Mindt.

Ndryshimi në drejtimin e dizajnit vjen pasi drejtori ekzekutiv i markës së re Volkswagen, Thomas Schäfer, refuzoi propozimin origjinal të stilit të SUV-ve të ID.2, i cili i atribuohet paraardhësit të Mindt, Jozef Kaban. Pas disa muajsh debati të brendshëm mbi dizajnin e modelit të ardhshëm të “hatchback-ut” elektrik lider në çmim, Kaban ka pranuar një pozicion të ri në operacionet e dizajnit të markës Volkswagen si drejtor kreativ arti.

Një burim tjetër i Volkswagen i njohur me propozimet e hershme të “hatchback-ut” të ridizajnuar ID.2 thotë se automjeti është i pozicionuar në përmasa dhe tematika stili midis veturës aktuale Polo të dizajnuar për rrugë të qytetit dhe veturës së vogël të Golfit – me një gjatësi të përgjithshme prej “rreth 4250 mm”. /Telegrafi/