LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen do të investojnë më shumë se 20 miliardë dollarë kanadez në gigafabrikën e baterive të veturave elektrike në Kanada

Volkswagen do të investojnë më shumë se 20 miliardë dollarë kanadez në gigafabrikën e baterive të veturave elektrike në Kanada

Kanadaja dhe Volkswagen të premten së bashku premtuan më shumë se 13 miliardë euro (20 miliardë dollarë kanadez) investim për një gigafabrikë të baterive në St. Thomas të Ontarios, investimi i vetëm më i madh ndonjëherë në zinxhirin e furnizimit të veturave elektrike të vendit.

Vetëm prodhuesi më i madh evropian i veturave do të investojë deri në 4.6 miliardë euro (7 miliardë dollarë kanadez) për ndërtimin e fabrikës, bëri të ditur Volkswagen nëpërmjet një deklarate.


Qeveria federale e Kanadasë do të ofrojë deri në 8.69 miliardë euro (13.2 miliardë dollarë kanadez) në kreditë tatimore të prodhimit deri në vitin 2032, duke u përputhur me shifrën prej 35 dollarëve për kWh në subvencionet e prodhimit të ofruara nga Akti i Reduktimit të Inflacionit të SHBA (IRA), tha qeveria në një deklaratë të veçantë. Qeveria kanadeze gjithashtu do të sigurojë një grant prej 470 milionë eurove (700 milionë dollarë kanadez), raporton Reuters, përcjell Telegrafi.

Qeveria proviniciale e Ontarios gjithashtu do të ofrojë 329.3 milionë euro (500 milionë dollarë kanadez) në investim direkt për prodhuesin gjerman të veturave, sikurse edhe qindra miliona euro të tjera në përmirësimin e infrastrukturës lokale.

“Ky investim do të ketë vlerë mbi 130 miliardë euro (200 miliardë dollarë kanadez) për ekonominë kanadeze gjatë dekadave të ardhshme”, u tha kryeministri Justin Trudeau gazetarëve në St. Thomas, duke shtuar se do të ishte një “spirancë për zinxhirin e furnizimit të automjeteve elektrike të Kanadasë”.

“Do të sigurojë miliona bateri të cilat do të fuqizojnë industrinë kanadeze të veturave, dhe ndikimi ekonomik i këtij projekti do të jetë i barabartë me vlerën e investimit të qeverisë në më pak se 5 vjet”, shtoi ndër të tjera Trudeau. /Telegrafi/