LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen do ta integrojë ChatGPT-n tek disa prej modeleve të kompanisë

Volkswagen do ta integrojë ChatGPT-n tek disa prej modeleve të kompanisë

Brendi i njohur Volkswagen do ta integrojë chatbotin me Inteligjencë Artificiale, ChatGPT në sistemin info-argëtues te disa prej modeleve të kompanisë.

Volkswagen do ta debutojë këtë risi në panairin CES të këtij viti në Las Vegas, transmeton Telegrafi.


Chatboti do të vijë si standard në gjeneratën më të fundit të sistemit info-argëtues të Volkswagen tek modelet ID.3, ID.4, ID.5 dhe ID.7 gjithashtu edhe tek modeli Tiguan i ri dhe tek Golfi i rifreskuar duke filluar nga tremujori i dytë i vitit 2024.

Por, ndonëse ChatGPT bëri emër me disa veçori specifike interesante, roli i tij në makinat e ardhshme të Volkswagen është më i përmbajtur.

Chatboti do të integrohet në asistentin aktual VW, IDA, i cili mund t’u përgjigjet pyetjeve dhe kërkesave të thjeshta si ndryshimi i temperaturës ose vendosja e një destinacioni në sistemin e navigimit.

Prodhuesi gjerman i automjeteve thotë se chatbotI nuk fiton asnjë akses në të dhënat e automjetit dhe se pyetjet dhe përgjigjet fshihen menjëherë për të siguruar “nivelin më të lartë të mbrojtjes së të dhënave”. /Telegrafi/