LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen instalon pika për mbushjen e makinave elektrike nëpër qendra tregtare (Foto)

Volkswagen instalon pika për mbushjen e makinave elektrike nëpër qendra tregtare (Foto)

Me të kryer blerjet, është mbushur edhe bateria e makinës

Tesla Supercharger po vazhdon të shtrihet edhe më shumë, për të krijuar infrastrukturë që do të lehtësojë mbushjen e makinave elektrike, nëpër sa më shumë hapësira, transmeton Telegrafi. Investimi në në makina elektrika, ka bërë që Volkswagen të planifikojë edhe për instalimin e pikave për mbushjen e tyre me energji elektrike.


Kompania gjermane, e ka nisur projektin Electrify America që të rritë vetëdijësimin mbi makinat elektrike, si dhe të krijojë kushte për mbushjen e tyre, por jo vetëm makinat nga VW. Si pjesë e projektit prej dy miliardë dollarëve, është instalimi i 120 mbushësve super të shpejtë, nëpër pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara.

Në bashkëpunim me zinxhirin e qendrave tregtare Walmart, do të krijohet një rrjet i qëndrueshëm dhe me kapacitet, për përbushjen e nevojave lidhur me këto vetura. Në kuadër të fazës së parë të instalimeve, do të jenë mbushësit prej 150 kilovatëve dhe 350 kilovatëve, që për 20 minuta e mbushin baterinë që të lëvizë deri në 32 kilometra.

Ky projekt i Volkswagen, e ka si synim që makina elektrike të mbushet kur shfrytëzuesit e saj janë duke kryer blerje apo duke pushuar, që të mos iu humbin kohën e lirë. /Telegrafi/