LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen e-Up, makinë qyteti (Video)

Volkswagen e-Up, makinë qyteti (Video)

Për shumicën prej nesh, me “udhëtim të këndshëm” nënkuptohet makina e shpejtë, pavarësisht nga kushtet e makinës, nga rruga e drejt apo e lakuar, e asfaltuar apo fushore. Por ka një tjetër grup njerëzish tjerë që vlerësojnë se shpejtësia nuk paraqet tiparin kryesor për makinat e tyre.

Ata posedojnë makina elektrike dhe hibride, për të cilat shprehen se është kënaqësi për të arritur konsumin më të ulët të mundshëm të karburantit apo energjisë. Ky supozim na çon në produktet e fundit elektrike nga gjigandi gjerman “Volkswagen”, i cili është prodhuesi i tretë më i madh i automjeteve në botë.


Me paraqitjen e modelit Up në vitin e kaluar, “Volkswagen-i”, ka realizuar makinën e parë premtuese të qytetit pas një periudhe të gjatë dhe kompania nga Wolfsburg-u, thotë se qëllimi i tyre është që kjo veturë e vogël të bëhet modeli më i shitur në botë.
Në panairin e automjeteve të këtij viti në Frankfurt, u prezantua për publikun edhe versioni i tij elektrik me tiparin dallues: e-Up. Sikurse te shumica e makinave elektrike, mënyra më e lehtë për të ruajtur kapacitetin e baterisë është frenimi, kurse modeli e-Up, ofron pesë sisteme të ndryshme të frenimit, shumica e të cilave kontrollohen nga kompjuteri.

Pasi që e-Up, siguron marshin me vetëm një shpejtësi, shoferi nuk e ka aftësinë për të frenuar me motor, duke e bërë këtë sistem të frenimit ideal për ata që synojnë që të shpenzojnë më pak energji. Modeli e-Up lëviz me anë të motorit elektrik që zhvillon 80 KF dhe 156 Nm momente rrotulluese, ndërsa tërheqja transferohet në rrotat e para me anë të një marshi automatik të sipërpërmendur me një shpejtësi.

vw e up

Me një mbushje të baterisë i kalon 130 kilometra
Kjo makinë e vogël nuk mund të mburret me performancat dhe përshpejtimin deri në 100 km/h, e cila merr kohën prej rreth 13 sekonda, por me një mbushje të vetme të baterisë, është në gjendje të kalojë 130 kilometra. Në sajë të peshës së tij të ulët, e cila arrin në 1.085 kg, e-Up siguron një shpejtësi solide maksimale prej 135 km/h.

Në qoftë se shoferi nuk është i kënaqur me shpenzimin e energjisë, ai mund të rregullojë sistemin Eco, i cili shuan klimën dhe “vret” fuqinë deri në atë masë sa që do të mendoni se jeni duke ngarë një makinë me më pak se dhjetë kuaj-fuqi, por do të shtoni rreth 15 kilometra ekstra nga një ngarkim i baterisë.

Disa karakteristika të dizajnit janë identik me modelet që posedojnë motorët me benzinë, dhe e njëjta gjë mund të konkludohet në lidhje enterierin. Mënyra e vetme që të vini re ndryshimin midis dy modeleve, është projektimi i fellneve dhe tipari dallues “E” në pjesën e pasme të automjetit. Modeli e-Up mund të porositet me një çmim prej 27.000 euro për tregun evropian dhe 34.500 dollarë për në Amerikën e Veriut.

1. Shpejtësia
Sa i përket performancës së këtij modeli, përshpejtimin në 100 km/h e merr për 13 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 135 km/h

2. Harxhimet
Volkswagen e-Up me një mbushje të vetme të baterisë, është në gjendje të kalojë 130 kilometra

3. Interieri
Te interieri hasim një dizajn të bukur me një gamë të gjerë të pajisjeve standarde dhe opsionale si dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për udhëtarët

Motori
Modeli E-Up lëviz me anë të motorit elektrik që zhvillon 80 KF dhe 156 Nm momente rrotulluese /Telegrafi/