LAJMI I FUNDIT:

Vogëlushja që u përplas për vdekje nga skafi jetonte me familjen në Angli, ishin në Shqipëri për pushime

Vogëlushja që u përplas për vdekje nga skafi jetonte me familjen në Angli, ishin në Shqipëri për pushime

Pavarësisht se ministri i Brendshëm i Shqipërisë Bledi Çuçi e cilësoi sigurinë në plazhe një sfidë personale duke u thënë drejtorëve të policisë se do të kishin punë me të, në bregdetin shqiptar një fëmijë humbi jetën pasi u përplas me një skaf.

Në mes të ditës, në një orë kur plazhi frekuentohet nga një numër i madh qytetarësh, një vajzë vetëm 7 vjeçe u godit nga një skaf që lundronte shumë pranë bregut të detit.


Arjan Tase, një punonjës policie në Elbasan pa respektuar distancën nga bregu, teksa lundronte me mjetin tip skaf, sipas policisë ka humbur kontrollin e tij e për pasojë ka goditur të miturën e cila nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Berisha reagon pas ngjarjes së rëndë në Himarë: Krim i tmerrshëm, siguria në plazhe zero
Lexo po ashtu Berisha reagon pas ngjarjes së rëndë në Himarë: Krim i tmerrshëm, siguria në plazhe zero

Vajza e mitur dhe familjarët e saj nga Tropoja jetonin në Angli ndërsa kishin ardhur në Shqipëri për pushime.

Menjëherë pas ngjarjes uniformat blu të Himarës arrestuan kolegun e tyre i cili u pezullua nga detyra dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ngritur një grup të posaçëm hetimi.

Përjashtimi i Tases nga radhët e policisë u lajmërua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano, i cili në reagimin e tij shprehu keqardhje për ngjarjen duke thënë se është një përgjegjësi e dyfishtë, si institucionale dhe njerëzore.

Kjo është ngjarja e tretë brenda pak ditëve ku motorët e ujit përplasin pushues në plazhet e vendit.

Vetëm pak ditë më parë u godit nga një mjet lundrues një tjetër fëmijë në plazhin e Jonufrës në Vlorës ndërsa në bregdetin e Jalës u përplas nga një gomone një çift, të cilët mbetën të lënduar./TV Klan

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori