LAJMI I FUNDIT:

Vogëlushja në Britani të Madhe bleu një kartolinë Krishtlindjesh, zbulohet mesazhi shokues i një punëtori të një fabrike në Kinë

Vogëlushja në Britani të Madhe bleu një kartolinë Krishtlindjesh, zbulohet mesazhi shokues i një punëtori të një fabrike në Kinë

Tesco, zinxhiri masiv i dyqaneve me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, ka njoftuar se ka ndaluar prodhimin në një fabrikë në Kinë për një pretendim se fabrika përdorte punë të detyruar për të prodhuar kartat e Krishtlindjes.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë Peter Humphrey ai që publikoi historinë në The Sunday Times duke thënë se një vajzë 6-vjeçare në Londrën e Jugut gjeti një kërkesë të shkruar me dorë për ndihmë brenda një karte Krishtlindjeje që ajo bleu nga Tesco.

Pjesa e përparme e kartonit ishte zbukuruar me një kotele në një kapelë Santa, por brenda kishte një mesazh shqetësues nga dikush që pretendonte se ishte një i burgosur që ishte i detyruar të punonte.

“Ne jemi të burgosur të huaj në burgun Shanghai Qingpu të Kinës”, thuhet në mesazhin me shkronja të mëdha. “Të detyruar të punojmë kundër vullnetit tonë. Ju lutemi na ndihmoni dhe njoftoni organizatën e të drejtave të njeriut”.

Babai i vajzës, Ben Widdicombe, i tha Associated Press se familja fillimisht mendoi se shënimi ishte një “shaka”.

Ata shpejt e kuptuan se ishte diçka reale, megjithatë kontaktuan Humphrey, i cili u kërkua me emër në shënim.

Humphrey si një hetues i korporatës u arrestua për disa vjet në Kinë në të njëjtin burg.

Tesco tha në një deklaratë pas raportit se të gjitha kartat ishin tërhequr nga shitja, se ajo kishte pezulluar prodhimin në fabrikë, dhe se gjiganti ushqimor “kurrë nuk do të lejonte” një gjë të tillë, duke shtuar se ka filluar një hetim.

Megjithatë, ankesa të tilla për punë të detyruar në objektet kineze janë shfaqur edhe më parë në Perëndim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori