LAJMI I FUNDIT:

Vodhi Ecclestonen, Lampardin dhe Srivadhanaprabhan – Serbia refuzon të ekstradojë të dyshuarin për grabitje me vlerë 30 milionë euro në Britani

Vodhi Ecclestonen, Lampardin dhe Srivadhanaprabhan – Serbia refuzon të ekstradojë të dyshuarin për grabitje me vlerë 30 milionë euro në Britani

Ekstradimi nga Serbia e një njeriu të dyshuar për një nga vjedhjet më të mëdha në historinë ligjore angleze është refuzuar zyrtarisht.

Policia e Londrës dyshon se një burrë i njohur si Daniel Vukoviq, udhëhoqi një sërë vjedhjesh në shtëpitë luksoze të tre personave të famshëm në dhjetor të vitit 2019.


Mes tyre është edhe vjedhja e mallrave me vlerë 25 milionë paund (29.3 milionë euro) nga shtëpia e modeles dhe fotomodeles Tamara Ecclestone, vajza e ish-pronarit të Formula 1, Bernie Ecclestone.

Dokumentet gjyqësore të siguruara nga BBC tregojnë se pranverën e kaluar policia e Londrës i ka paraqitur Serbisë një kërkesë për ekstradimin e tij.

Kërkesa e parë është dorëzuar më 14 prill 2021 dhe është dorëzuar në Gjykatën e Lartë nga Departamenti Special për Krimin e Organizuar i Republikës së Serbisë.

Ajo u depozitua me kërkesë të Policisë Metropolitane të Londrës, e cila kërkoi që Vukoviç të ekstradohej në Britaninë e Madhe për t’u gjykuar për “organizim me të tjerët për të kryer vjedhje me dhunë” dhe “organizim me të tjerët për të kryer pastrim parash”.

Ekstradimi u refuzua nga Gjykata e Lartë në Beograd më 15 korrik të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e gjykatës.

Kundër këtij vendimi u bë ankesë disa muaj më vonë, më 13 tetor, por edhe Gjykata e Lartë në Beograd e refuzoi atë.

Detajet në dokument tregojnë se “Ljubomir Romanov” zyrtarisht është shtetas i Serbisë dhe për këtë arsye nuk i plotëson bazat ligjore për ekstradim.

Arsyetimi i vendimit i referohet marrëveshjes së ekstradimit ndërmjet Serbisë dhe Britanisë së Madhe, e nënshkruar në dhjetor 1900 dhe e përditësuar në vitin 2001, sipas së cilës secili prej vendeve mund të refuzojë të ekstradojë shtetasit e vet.

Gjatë hetimit të BBC-së, një foto e Vukovicit u gjet duke dalë nga Aeroporti Heathrow në dhjetor 2019, si dhe informacione se ai përdor të paktën 19 emra të ndryshëm të rremë.

Ai ka lidhje në vende të ndryshme, duke përfshirë Serbinë, Italinë, Kroacinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Perunë.

Autoritetet italiane pretendojnë se ai quhet Alfredo Lindley, ndërsa dokumentet e qeverisë në Serbi tregojnë se kërkesa për ekstradim ka ardhur me një emër tjetër – Ljubomir Romanov.

Kjo ishte për shkak të bastisjeve në shtëpitë e Tamara Ecclestone, Frank Lampard dhe një shtëpi që i përkiste pronarit të ndjerë të Leicester City, Vichai Srivaddhanaprabha.

Nga këto prona u vodhën mallra me vlerë gjithsej 26 milionë funte (më shumë se 30 milionë euro).

“Është e qartë se Daniel Vukoviq luajti një rol udhëheqës në organizimin e krimit”, tha Detektivi i Policisë Metropolitane të Londrës, Andrew Payne për podkastin e BBC Sounds.

“Kjo bandë ka lidhje në Itali. Ai ka bashkëpunëtorë kriminalë edhe në vende të tjera evropiane. Ka shumë të ngjarë që malli i vjedhur të ketë kaluar nëpër kampet në Milano”, shtoi ai.

Mund të thuhet gjithashtu se malli ka shumë gjasa të jetë në Serbi, shtet ku aktualisht ndodhet Danijel Vukoviq.

“Ky është një rast klasik i thesarit të varrosur. Është atje diku. Dikush e di ku është. Dhe në një moment, një pjesë e saj do të duhet të dalë në sipërfaqe”, përfundoi Payne. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori