LAJMI I FUNDIT:

Vodhi biçikletën e shtrenjtë, por nuk e pa se ishte “sakate” (Video)

Vodhi biçikletën e shtrenjtë, por nuk e pa se ishte “sakate” (Video)

Ky hajdut mendoi se është e lehtë të vjedhësh një biçikletë 8 mijë funte dhe nuk mendoi dy herë për ta vjedhur. I riu nga Kembrixh i Anglisë, tentoi të vidhte biçikletën në dyqan, por nuk ia arriti qëllimit.

Siç shihet edhe në video, hajduti mori biçikletën “Giant Defy SL” dhe doli me shpejtësi nga dera për t’u larguar me të, por nuk funksionoi.

Mesa duket stafi i dyqanit e kishte menduar se herët a vonë, një tip i tillë, do të tentonte të kryente vjedhje dhe i kishin hequr pedalet biçikletës, përcjell Shekulli.

Pasi e kuptoi se biçikleta ishte pa pedale, hajduti e la atë jashtë dyqanit dhe u largua me shpejtësi me një makinë që e shoqëronte.

Ndërkohë, punëtorët që ishin në dyqan dolën jashtë, por nuk arritën ta ndalonin hajdutin.

Dëshmitarët që ishin aty arritën ta dallonin targën e makinës dhe ia raportuan atë policisë. Por, hajduti ende nuk është identifikuar.

Sipas medieve vendase, policia mbërriti në vendngjarje dhe publikoi pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, për të shpresuar në identifikimin e autorit që tentoi të bënte të tijën biçikletën 8 mijë funte.