LAJMI I FUNDIT:

Vodhën mbi 20 mijë euro nga vjelja e gjobave, Prokuroria e Kukësit lëshon masa sigurie për 22 punonjës policie

Vodhën mbi 20 mijë euro nga vjelja e gjobave, Prokuroria e Kukësit lëshon masa sigurie për 22 punonjës policie

Prokuroria Kukës jep masa sigurie për 22 punonjës së policisë së Shtetit, përvetësuan 2 milionë lekë nga vjelja e gjobave për makinat me targa të huaja.

Në kuadër të operacionit të koduar “Targa e huaj”, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zbatuar Urdhërin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, ndaj 22 punonjësve të policisë, të dyshuar për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim detyre”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës kërkoi masa sigurimi “Arrest në burg”, ‘Arrest në shtëpi’, ‘Pezullim nga detyra’ dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 22 punonjës të Policisë së Shtetit, Seksioni i Qarkullimit Rrugor në autostradën Milot-Morinë nën akuzë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 135 të Kodit Penal.


Nga hetimet disa mujore me metoda speciale nën drejtimin e Prokurorisë, u bë e mundur dokumentimi me prova ligjore i abuzimit të punonjësve të policisë së qarkullimin rrugor, në rastet e konstatimit të shkeljeve nga ana e drejtuesve të mjeteve me targa të huaja.

Duke keqpërdorur aksesin në sistemer dhe databazat e Policisë së Shtetit, punonjësit e policisë në terren, konstatonin shkeljen, administronin shumën monetare duke i dhënë drejtuesit të mjetit procesverbalin përkatës dhe në vijim nuk kryenin arkëtimet dhe nuk bënin pasqyrimet përkatëse në sistem, me qëllim përvetësimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga gjobat administrative, në shumën prej 2.200.000 lekë.

Konkretisht, u ekzekutuan vendimet për masat e sigurimit personal:

“Arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë N/Komisar K.M., 43 vjeç, me detyrë Specialist i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Shkodër, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë Inspektor B.S., 47 vjeç , me detyrë Trupë Shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Punonjësi i policisë është shpallur në kërkim pasi nuk është bërë e mundur gjetja e tij.

“Arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë Inspektor G.GJ., 42 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë A.SH., 36 vjeç, Trupë Shërbimi në Seksionin Operacional për Sigurinë Rrugore në Grupin e Pajisjeve Speciale, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë Inspektor N.P., 53 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Lezhë, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Arrest me burg” ndaj ish – punonjësit të policisë Inspektor A.H., 35 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Arrest në shtëpi” ndaj punonjësit të policisë Inspektor M.B., 49 vjeç me detyrë specialist i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Lezhë, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Arrest në shtëpi” ndaj punonjësit të policisë K.GJ., 52 vjeç me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Arrest në shtëpi” ndaj punonjësit të policisë Inspektor G.K., 37 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Arrest në shtëpi” ndaj punonjësit të policisë Inspektor A.B., 32 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj punonjësit të policisë Komisar G.D., 47 vjeç, me detyrë Shef i Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj punonjësit të policisë N/Komisar SH.GJ., 40 vjeç, me detyrë specialist shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim të detyrës”.

“Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj punonjësit të policisë N/Komisar A.P., 54 vjeç, me detyrë përgjegjës turni në Seksionin e Parandalimeve dhe Sigurisë në Trafikun Urban në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj punonjësit tëpolicisë N/Komisar A.N., 49 vjeç, me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor Z.A., 55 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Detyrim paraqitje” ndaj ish – punonjësit të policisë Inspektor F.XH., 28 vjeç, në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor I.P., 43 vjeç, me detyrë trupë shërbimi operacionale F.P. Shqiponja në DVP Kukës, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor GJ.T., me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor GJ.L., 53 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”

“Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor F.A., 51 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor B.Ç., 50 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor A.T., 43 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave. i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vijon hetimet e thelluara për përfshirjen e mundshme të punonjësve të tjerë në këtë rast abuzimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kurti i super gëzuar pas fitores së Kosovës ndaj Qipros: Faleminderit për këtë mbrëmje të mrekullueshme

Kurti i super gëzuar pas fitores së Kosovës ndaj Qipros: Faleminderit për këtë mbrëmje të mrekullueshme

Lajme
Pas vdekjes së komandantit të parë të KFOR-it në Kosovë, Haradinaj: Kontributi i tij do të mbetet gjithmonë në zemrat e popullit tonë

Pas vdekjes së komandantit të parë të KFOR-it në Kosovë, Haradinaj: Kontributi i tij do të mbetet gjithmonë në zemrat e popullit tonë

Lajme
Konflikte familjare e rreth 8 mijë viktima, çfarë përmban Ligji 7501, për të cilin Sali Berisha tha se është penduar

Konflikte familjare e rreth 8 mijë viktima, çfarë përmban Ligji 7501, për të cilin Sali Berisha tha se është penduar

Lajme
Nis zbatimi i marrëveshjes me Italinë, 16 emigrantët e parë afganë mbërrijnë në portin e Shëngjinit

Nis zbatimi i marrëveshjes me Italinë, 16 emigrantët e parë afganë mbërrijnë në portin e Shëngjinit

Lajme
Kuvendi me seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar “faljen e borxheve të ambalazhuesve të ujit” dhe “përgjimet në sektorin e energjisë elektrike”

Kuvendi me seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar “faljen e borxheve të ambalazhuesve të ujit” dhe “përgjimet në sektorin e energjisë elektrike”

Lajme
Kalo në kategori