Vodhën cigare dhe TV, arrestohen dy persona në Gjakovë


Dy persona janë arrestuar në Gjakovë pasi që të njëjti në dy lokacione të ndryshme - në dyqane, kanë vjedhur disa pako cigare të llojeve të ndryshme dhe një TV.
Njësitet policore te të dyshuarit, gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar 85-pako cigare dhe një TV, të cilat dyshohet se ishin vjedhur.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/11/2021




































