LAJMI I FUNDIT:

Vllahiu vizitoi Shoqatën e të Verbërve dhe shkollën “Elena Gjika” (Foto)

Vllahiu vizitoi Shoqatën e të Verbërve dhe shkollën “Elena Gjika” (Foto)

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, gjatë vizitës së tij në ‘Shoqatën e të Verbërve dhe me të pame të dobësuar të Kosovës’ dëgjoji hallet dhe problemet e shumta, me të cilat ballafaqohet ky komunitet. Vllahiu pas zhvillimit të bisedës në këtë shoqatë, dha një mesazh në faqen e tij zyrtare në Facebook:

“Në Shoqatën e të Verbërve dhe me të pame të dobësuar të Kosovës, duke dëgjuar shqetësimet dhe problemet e tyre. Kërkesat e komunitetit të parealizuara, të padëgjuara. Shoqëria jonë vlerësohet duke qenë gjithëpërfshirëse. Komuniteti i personave me aftësi të kufizuara do të ketë qasje të plotë në çdo shërbim, përfshirje në punësim, qasje në çdo vend, çdo objekt, transport publik të përshtatshëm për këtë kategori, sinjalistike, trotuare. Shkopi i bardhë do të trajtohet me dinjitet. Do të jetë pjesë e barabartë e shoqërisë dhe komunitet i vlerësuar. Zgjidhja për problemet, hallet, shqetësimet e tyre është me vizionin tonë për të ardhmen e qytetit. #PërPrishtinën e integruar dhe gjithëpërfshirëse.”


Pas vizitës së tij në këtë Shoqatë, Vllahiu vizitoj edhe Shkollën Fillore “Elena Gjika”.

Ai u takua me Drejtorin e Shkollës, Fisnik Thaqi dhe bashkëbiseduan për zgjidhjet e domosdoshme të shkollave, në tërësi, në Komunën e Prishtinës. Pas kësaj vizite, Vllahiu, dha mesazh në faqen e tij zyrtare në facebook:

“Në Shkollën Fillore “Elena Gjika” në Kryeqytet. Dëgjova ecurinë e procesit mësimor. Mungesat që ka shkolla dhe sfidat me të cilat përballet. Qartësova vizionin për një sistem të depolitizuar të arsimit, për zgjidhjen e problemeve me infrastrukturën, duke ndërtuar shkolla të reja, që zgjidhin problemin e mbingarkesës së shkollave me nxënës dhe ofrojnë mësim tërë ditor, për rritjen e cilësisë në mësim, për gjithëpërfshirje, për objektet përcjellëse, për sigurinë në shkolla dhe luftimin e kriminalitetit. Për arsimin e zhvilluar, që e zhvillon komunën, shtetin që zhvillon shoqërinë në tërësi. #PërPrishtinën që frymon me të ardhmen. #50″

Në trend

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Kalo në kategori