Orkideja është një nga bimët më të bukura dhe më të dashura në të gjithë botën. Një prej arsyeve përse orkideja është një bimë e shpërndarë në çdo cep të botës, qëndron te fakti që njerëzit janë shumë miqësorë ndaj saj.
Kopshtarët mendojnë që simetria e kësaj luleje është motivi që i ka bërë njerëzit të dashurohen pas saj.
Orkideja ka një simetri të dyanshme, ashtu si fytyra e njeriut, dy gjysmat e lules pasqyrojnë njëra-tjetrën në perfeksion.
Një shprehje e vjetër thotë: “Kur njeriu shikon një orkide, edhe ajo e sheh atë”, transmeton AgroWeb.
Familja botanike Orchidacea përfshin plot 25.000 specie lulesh. Ndoshta nuk e dinit, por një prej tyre është vanilja, një specie e veçantë e orkidesë me gjethe të rrafshëta. Vanilja kultivohet gjerësisht në të gjithë Amerikën Latine për shkak të sharmit të saj.
Që në lashtësi, lulet e orkidesë mendohej të kishin shumë vlera shëndetësore. Ka pasur dokumente që provojnë se grekët e lashtë e përdornin orkidenë jo vetëm për vlerat mjekësore, por edhe si afrodiziak.
Edhe sot, orkideja gjen një përdorim të tillë veçanërisht në mjekësinë tradicionale që e ka shfrytëzuar këtë bimë që nga viti 2800 para erës sonë.
Sipas kësaj mjekësie, orkidetë luftojnë një sërë sëmundjesh. Njerëzimi njeh mijëra specie të orkidesë por vetëm 50 prej tyre përdoren në mjekësinë popullore.
Bishtat dhe zhardhoku i saj janë përdorur për trajtime mjekësore sepse janë të pasura me vlera.
Përdorimi mjekësor i orkidesë
Orkideja përdoret në mjekësinë popullore për të garantuar qetësinë dhe gjumin e mirë. Orkideja e thatë rezulton të jetë e mirë për sistemin imunitar që ndihmon trupin t’i rezistojë infeksioneve kur merret në formën e çajit. Ajo ndihmon me energjinë emocionale dhe lufton lodhjen.
Për më tepër, orkidetë kanë një ndikim të mirë për shikimin dhe shpesh janë përdorur edhe si trajtim alternative kundër qelizave të dëmshme tumorale.
Orkidetë, përfshirë lulet dhe pjesë të tjera të bimëve mund të thahen dhe të përdoren me disa receta të tjera bimësh mjekësore. Ato mund të konsumohen edhe si çaj.
Disa specie orkidesh mblidhen, thahen dhe pastaj paketohen për çaj bimor, duke ndihmuar kundër pagjumësisë dhe përmirësuar tensionin e gjakut.
Rrënjët e orkidesë kanë vlera natyrale antibiotike dhe anti-mikrobiale. Vajrat esencialë të nxjerrë nga bima e orkidesë përdoren edhe në terapitë aromatike.
Vlerat e bimës së orkidesë për shëndetin
1. Përdoren si bimë zbukuruese
Bima e orkidesë është e bukur me ngjyra të ëmbla dhe si rrjedhojë mund të kultivohet në shtëpi për zbukurim.
2. Përdoret si simbol ose për aromë
Orkideja është simbol i dashurisë, bukurisë dhe luksit. Grekët e përdorin orkidenë si simbol të potencës, ndërsa Kinezët e lashtë besonin që orkideja mund të përcillnin aromën e nxjerrë nga vetë trupi i perandorit.
3. Përdoret si përbërës ushqimor
Vanilja, një prej orkideve më të bukura përdoret për gatim, veçanërisht për ëmbëlsira. Vanilja përdoret edhe si parfum, terapi aromatike dhe produkte të tjera kozmetike. Gjithashtu mos harroni se nga rrënjët e një lloj orkideje përftohet salepi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit
Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale
Pesë gjuhët e seksit – cila është gjuha që flet partneri yt?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre