LAJMI I FUNDIT:

Vlahutin: Vetting-u, kushti kryesor i Shqipërisë

Vlahutin: Vetting-u, kushti kryesor i Shqipërisë

Përfaqësuesja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin deklaroi këtë të enjte se vetting-u, procesi që do marrë në shqyrtim gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, është kushti kryesor ndaj Shqipërisë në rrugën e integrimit.

Ajo tha se tashmë qytetarët e kanë të qartë se kur nisin negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian.


“Gjëja më e rëndësishme në raportin e këtij viti është, veç lajmit të mirë, se ka një lidhje të qartë dhe direkte të implementimit të reformës në drejtësi dhe rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. E para dhe më e rëndësishmja pikë bashkimi është vetting-u. Është shumë e rëndësishme që kushdo që do të drejtojë Shqipërinë në të ardhmen dhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, reforma në drejtësi dhe implementimi i saj do të jetë detyra kryesore. Dhe është mirë që kjo është e qartë sepse qytetarët kështu janë në gjendje të masin dhe kuptojnë qeverisjen më mirë. Nuk po them qeverinë, por qeverisjen”, deklaroi Vlahutin.

Ambasadorja e BE vlerësoi se raporti është pozitiv në 90 për qind të tij, por, sipas saj, ka ende punë për të bërë.

“Zgjedhje të lira dhe të ndershme, kësaj po i japim shumë vëmendje. Ka një reformë që po kryhet dhe Parlamenti duhet të dalë me një përgjigje për rekompanimet e ODIHR-it, në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të jenë të mirëpërgatitura përpara”, tha Vlahutin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori