Instituti amerikan IRI së fundmi ka publikuar një sondazh për vendet për Ballkanit Perëndimor për vitin 2022.

Në mesin e shumë pyetjeve që ky institut ka parashtruar për qytetarët e vendeve të Ballkanit ishte edhe se çfarë mendimi kanë për liderët botërorë dhe rajonal, apo kujt i besojnë më shumë.

Qytetarët e Kosovës kanë deklaruar se 65% e tyre e favorizojnë më së shumti presidentin amerikan Joe Biden.

Për dallim nga Kosova, në Mal të Zi si lider të favorizuar e kanë presidentin rus, Vladimir Putin i cili ka 27%, i dyti renditet kryeministri i këtij vendi Zdravko Krivokapic me 22%.

Sondazhi rajonal për Ballkanin Perëndimor/ Burimi: IRI

I treti është presidenti turk Edrogan me 18% aq sa ka edhe presidenti i amerikës Joe Biden i cili renditet në vendin e katërt.

Si liderin e pestë më të favorizuar malazezët e kanë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq me 17%.

Sondazhi rajonal për Ballkanin Perëndimor/ Burimi: IRI

Serbia si liderin botëror më të favorizuar e ka presidentin e Rusisë, Vladimir Putin me 62%, i cili lë pas më vendin e dytë presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiq me 42%.

I treti si lideri më i favorizuar për serbët është presidenti i Kinës, Xi Jinping me 37%, i katërti renditet anëtari serb i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Milorad Dodik me 26%.

I pesti në renditje është kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban me 16%.

Sondazhi rajonal për Ballkanin Perëndimor/ Burimi: IRI

Kurse, në Maqedoninë e Veriut qytetarët kanë deklaruar se më favorit e kanë presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan me 39%, të dytin si më të favorizuar e kanë renditur presidentin serb Vuçiq me 35%, i treti është Putini me 34%.

Në vendin e katërt është presidenti Joe Biden me 15% dhe i pesti për nga përqindja është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me 19%.

Top pesë liderët botërorë më të favorizuar nga kosovarët sipas sondazhit të IRI-së Top pesë liderët botërorë më të favorizuar nga kosovarët sipas sondazhit të IRI-së

Sondazhi është realizuar në kuadër të qendrës së institutit “Center for Insights in Survey Research” nga Ipsos Stregic Marketing, nga 30 dhjetori e deri me 20 shkurt.

Të dhënat janë mbledhur me metodën e intervistimit të qytetarëve në shtëpitë e tyre.

Në Mal të Zi janë intervistuar 1008 respodentë, në Serbi 1504 respodentë dhe në Maqedoninë e Veriut 1479 respodentë.

Margjina e gabimit për këto tri shtete mund të jetë deri në 9.3 për qind. /Telegrafi/