LAJMI I FUNDIT:

Vjosa Osmani shpërndan sloganin për zgjedhjet e jashtëzakonshme

Vjosa Osmani shpërndan sloganin për zgjedhjet e jashtëzakonshme

Lidhja Demokratike e Kosovës, siç duket ka vendosur se cili do të jetë slogani i tyre gjatë fushatës zgjedhore, që pritet të fillojë nga 25 shtatori dhe që do të zgjasë deri më 4 tetor.

Slogani i cili mbanë emrin e kandidates për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani, tashmë është shpërndarë nga zyrtarët e kësaj partie, madje edhe nga vetë kandidatja Osmani, transmeton Telegrafi.


Slogani ka simbolin e fitores, të cilin LDK e ka përdorur që nga koha kur partinë e udhëhiqte Ibrahim Rugova.

Vlen të përmendet se kandidatura e Vjosa Osmanit për kryeministre të Kosovës, është përkrahur në mënyrë unanime nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.

Osmani është zotuar se Kosovën do ta kthejë në rrugën e duhur.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet të mbahen më 6 tetor, ditën e diele. Këto zgjedhje pritet t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës  5 milion e 698 mijë e 486 euro./Telegrafi/