“Puna ime është që spitalet e Kosovës të mos mbesin pa penj, pa barna e pa mjekë. Që asnjë prind të mos frikësohet nga pasiguria financiare për shërimin e më të dashurve të vet. Puna ime është që milionat e miliardat e asfaltit t’i kthej – drejt e menjëherë – në shëndetësi. Shëndeti i qytetarëve është prioritet nacional imi; prandaj të 200 milionët e asfaltit do t’i investoj menjëherë në shëndetësi”, tha të premten në Gjilan, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani.
Ajo tha se puna se saj në detyrën e kryeministres do të jetë t’i shërbej secilit qytetar.
“Puna ime është që shtetin t’ua kthej qytetarëve. Familjeve tuaja. Çifteve të reja, të cilat, sikurse unë e kolegët e mi, kanë vendosur t’i rrisin fëmijët e tyre në Kosovë. Prandaj, do t’ju ndihmojmë ta zgjidhin çështjen e banimit dhe rritjen e fëmijëve tuaj. Ata, nesër, bashkë me ju, do të ndërtojnë një Kosovë edhe më të bukur e më të denjë”, tha nënkryetarja Osmani.
Sipas saj, Programi “Beso” nuk është vetëm program yni, por është i gjithë qytetarëve, sepse buron nga zërat tuaj deri më tani të padëgjuar.
“Buron nga zërat e padëgjuar të nënave të sëmura nëpër spitalet tona; buron nga zërat e padëgjuar të nxënësve që sot në shkollë nuk marrin dije; buron nga zërat e padëgjuar të punëtorëve të ndershëm që mezi kalojnë muajin; e buron nga zërat e padëgjuar të të moshuarve tanë që sot – shteti që vetë ata e ndërtuan me vetëmohim – u jep veçse lëmoshë”, pohoi Vjosa Osmani.
Ajo tha se ky program, që nga e hëna do të bëhet një udhërrëfyes i pandryshueshëm yni dhe ka veç një qëllim, që Kosovën tonë të dashur ta bëjë të jetueshme.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNgacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre