LAJMI I FUNDIT:

Vjenezët ofrojnë banesat e tyre si një strehë për personat që mbetën jashtë

Vjenezët ofrojnë banesat e tyre si një strehë për personat që mbetën jashtë

Vjenezë të shumtë treguan solidaritetin e tyre në rrjetet sociale dhe ofruan apartamentet e tyre si strehim.

Pas sulmit terrorist në qendër të Vjenës të hënën, pjesë të qytetit u rrethuan nga policia dhe popullatës iu kërkua të mos hynte në ato rrugë.

Si rezultat, shumë njerëz kërkuan strehim në bare, restorante ose teatro për orë të tëra dhe shumë nuk dinin si të shkonin në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Vjena solidarizohet

Si përgjigje, një valë solidariteti u formua në mediat sociale. Duke përdorur hashtags si #opendoorsvienna ose #SchwedenplatzTür, shumë vjenezë ofruan apartamentet e tyre si një strehë për njerëzit e bllokuar.

“Dera ime është e hapur në 1070 nëse dikush nuk arrin të shkojë në shtëpi”, ishte një shkrim në Twitter. “Nëse dikush ka zbarkuar në Simmering dhe nuk di se ku të shkojë: dera është e hapur!”, shkroi një tjetër përdorues i Twitter.

U gjet strehim

Ata që ishin bllokuar, nga ana tjetër, kërkuan në mënyrë aktive strehë për natën nën këta hashtag. “A ka dikush diçka për të ofruar në 1010 Nahe Judenplatz? Një mik është bllokuar në një lokal”, shkroi një përdorues i Twitter.

Shkrimtarja Jula Rabinowich gjithashtu ofroi apartamentin e saj si një strehë. Siç raportoi në Twitter, dy gra të reja e kontaktuan atë dhe e pranuan ofertën e saj për të kaluar natën në banesën e saj. /Telegrafi/