LAJMI I FUNDIT:

Vjen reagimi i OBSH-së: Nuk ka arsye të ndalohet përdorimi i vaksinës së AstraZeneca

Vjen reagimi i OBSH-së: Nuk ka arsye të ndalohet përdorimi i vaksinës së AstraZeneca

Vendet nuk duhet të ndalojnë përdorimin e vaksinës nga AstraZeneca nga frika se kjo vaksinë shkakton mpiksje të gjakut, pasi nuk ka informacion që tregon se kjo është e vërtetë, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Bullgaria është vendi i fundit që mori vendim të pezullojë përdorimin e kësaj vaksine.


Mirëpo, një zëdhënëse e OBSH-së tha në një konferencë të premten se nuk kishte ndonjë lidhje midis vaksinës dhe zhvillimit të një mpiksjeje.

Margaret Harris tha se ishte një “vaksinë e shkëlqyeshme” dhe se duhet të vazhdojë të përdoret.

Bëhet e ditur se rreth pesë milionë evropianë e kanë marrë tashmë vaksinën e AstraZeneca-s.

Deri më tani janë raportuar rreth 30 raste në Evropë të “rasteve tromboembolike” – ose zhvillimit të mpiksjes së gjakut pas administrimit të vaksinës.

Harris deklaroi se Organizata Botërore e Shëndetësisë po heton raportet. /Telegrafi/