NRG Band ka lansuar videoklipin më të ri të këngës “Ajo m’kalli”.

Kënga e re i përket zhanrit ‘reggaton’ dhe rikthen grupin pas suksesit me hitin “Ta du majmunin” në bashkëpunim me Getoar Selimin.


Muzikën e ka bërë Irkenc Hyka, ndërsa tekstin e ka shkruar vet këngëtari Besnik Qaka.

DJ-JoJo ka bërë miksimin, derisa klipi i është besuar produksionit EMF Creative. /Telegrafi/