Vjedhje e rëndë në Marigona Residencë, hajnat marrin kasafortën me para dhe ari

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të hënën në Marigona Residencë, në Graçanicë.
Sipas informacioneve fillestare, ankuesi shtetas i Turqisë, ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij, ku kanë arritur të vjedhin një kasafortë.
Brenda saj, sipas deklarimit të viktimës, ndodheshin para të gatshme si dhe disa orë dhe stoli ari me vlerë.
Menjëherë pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, të cilat kanë kryer ekzaminimet fillestare dhe kanë nisur procedurat hetimore.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent.
Autoritetet bëjnë të ditur se rasti është duke u hetuar dhe se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar. /Telegrafi/





















































