LAJMI I FUNDIT:

Vjedhje e identitetit, Policia heton rastin në Prishtinë

Vjedhje e identitetit, Policia heton rastin në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së identitetit në Prishtinë, ndërsa po hetojnë rastin.

Kjo ka ndodhur të enjten në Prishtinë, në orën 11:20.


“Vjedhje e identitetit dhe pajisja e qasjes. Rr. ‘Enver Zymberi’, Prishtinë 15.09.2022 – 11:20 – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ndaj tij është kryer vepra e lartcekur”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse policore. /Telegrafi/