LAJMI I FUNDIT:

‘Vjedhja e mbi dy milionë eurove’ – a ekziston detyrimi për kthimin e parave, flasin nga Thesari i Shtetit

‘Vjedhja e mbi dy milionë eurove’ – a ekziston detyrimi për kthimin e parave, flasin nga Thesari i Shtetit

Mbi 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit janë transferuar jashtëligjshëm tek një operator ekonomik, për të cilin rast deri më tani janë arrestuar dy persona.

Labinot Gruda që kishte kryer transaksionin dhe Kadri Shala, i cili kishte pranuar këto mjete tashmë gjenden në burg.

I dyshuari për transaksionin e paligjshëm mbi 2 milionë euro nga Thesari i Kosovës, Labinot Gruda, ka deklaruar në gjykatë se ndihet plotësisht i pafajshëm dhe se pretendimet për këtë shumë parash “nuk kanë të bëjnë aspak” me të.

Kurse, Kadri Shala, pronari i kompanisë “LDA Group” me bazë në Llapushnik të Drenasit, të cilës iu ishin bërë transaksion mbi dy milionë euro nga Thesari i Shtetit disa ditë pasi u zbulua skandali është dorëzuar në Policinë e Kosovë.

Reklama

Procedurat për kthimin e mjeteve thuhet se kanë filluar, pasi një pjesë e mjeteve sipas Ministres së Fiancave, Hykmete Bajrami tashmë janë bllokuar në xhirollogari, por ende nuk dihet nëse do të mund të kthehen të gjitha këto para në Thesar.

Drejtori i Thesarit, Ahmet Ismaili në një përgjigje për Telegrafin, ka thënë se detyrimi për kthimin e mjeteve ekziston.

“Sa i përket procedurave ligjore, veprimet janë ndërmarrë të gjitha që të realizohet kthimi i mjeteve, si para publike ato kanë statusin e tillë që ligji i njeh (Ligji për Financat Publike dhe Ligji i Buxhetit) dhe detyrimi për kthim ekziston”, tha Ismaili.

Ai shton se, kthimi i tyre duhet të bëhet përmes kanaleve ligjore dhe se sipas tij, nuk dihet sa merr kohë.

Reklama

“Tash meqë kjo vepër ka kaluar në tjetër nivel, kthimi i mjeteve do të bëhet me kanale ligjore përmes organeve zbatuese të ligjit, përmes shterjes se të gjitha mundësive deri në rikthimin e plote te tyre, meqë janë marre me vepër penale. Kjo mund të marr kohën e vet dhe procedurat që i kryejnë organet e specializuara. Kam besimin e plote se te gjithë përgjegjësit do të dalin para drejtësisë dhe marrin dënimet e merituara”, u shpreh ai.

Kurse, Banka Qendrore e Kosovës ka Rregulloren për Sistemin e Pagesave Ndërbankare, ku në Nenin 34 të kësaj rregulloreje parashihet edhe “Kthimi i transaksioneve të gabuara”.

Sipas kësaj rregulloreje, “një bankë përfituese është subjekt i një procedure për kthim të transaksionit të pranuar nga një bankë urdhëruese nëse banka përfituese nuk është në gjendje të transferojë fondet në llogarinë e klientit për shkak të: udhëzimeve të pasakta ose kontradiktore të llogarisë dhe mbylljes së llogarisë për të cilën janë destinuar këto fonde”.

Reklama

Po ashtu, në këtë Rregullore thuhet se, “banka përfituese kthen transaksionet e pagesave të parashikuara nën pikën 1.1 të paragrafit të këtij neni tek banka urdhëruese, brenda ditës pasardhëse të punës. Gjatë kthimit të transaksionit të gabuar, banka përfituese duhet të përfshijë elementet për identifikim të transaksionit të pagesës që ka pranuar, si dhe të përshkruajë arsyen e kthimit”.

Në një përgjigje për Telegrafin, zyrtari për informim i Bankës Qendrore të Kosovës, Kushtrim Ahmeti ka thënë se banka ka një mekanizëm kontrolli, ndërsa sa i përket transaksioneve “të gabuara“ dhe se këto raste trajtohen në bazë të Rregullores.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, operon me Sistemin e Pagesave Ndër-bankare (ATS-Automated Transfer System), përmes të cilit kalojnë të gjitha pagesat nga bankat komerciale dhe Qeveria e Kosovës, sistem ky i cili vepron si mekanizëm i kontrollit”, tha Ahmeti.

Reklama

Ahmeti shton se, “Sistemi i Pagesave Ndërbankare mundëson kontrollimin e kritereve teknike të transaksioneve siç është; standardi i llogarisë, plotësimi i të dhënave në fushat obligative si; emri dhe mbiemri i urdhëruesit, dhe pranuesit, llogaria bankare, banka, përshkrimi i transaksionit, etj., me ç’rast mundësohet kliringu dhe shlyerja e pagesave ndër bankare”.

Ndryshe, Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se deri më tani janë bllokuar 560 mijë euro nëpër xhirollogari të ndryshme dhe janë konfiskuar tri vetura, në lidhje me “avullimin” e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Bajrami ka thënë se shpreson që këto mjete të kthehen në Thesar të Shtetit.

Ndërkaq, Labinot Grudës dhe Kadri Shalës të arrestuar për këtë u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. /Telegrafi/

Reklama

Në trend Ekonomi

Më shumë
Projekti i parë në rajon për ngrohje solare, Osmani: Planifikojmë t'i mbulojmë dy lagje në Prishtinë, do të sigurohen 50 megavat

Projekti i parë në rajon për ngrohje solare, Osmani: Planifikojmë t'i mbulojmë dy lagje në Prishtinë, do të sigurohen 50 megavat

Xhejlane Kaçiu
Udhëtim falas çdo 15 minuta me autobus, nga rrethi i flamurit deri në Prishtina Mall dhe anasjelltas

Udhëtim falas çdo 15 minuta me autobus, nga rrethi i flamurit deri në Prishtina Mall dhe anasjelltas

Ekonomi
Këto janë lagjet që pritet të futen në sistem të ngrohtores, Osmani tregon për shtrirjen e rrjetit të Termokosit në Prishtinë

Këto janë lagjet që pritet të futen në sistem të ngrohtores, Osmani tregon për shtrirjen e rrjetit të Termokosit në Prishtinë

Xhejlane Kaçiu
Qeveria miraton Projektligjin për tatimet, ministri Murati tregon se kush do të përfitojë nga falja e tatimit për vitin 2023

Qeveria miraton Projektligjin për tatimet, ministri Murati tregon se kush do të përfitojë nga falja e tatimit për vitin 2023

Ekonomi
Rryma nga sot shtrenjtohet për 15 për qind

Rryma nga sot shtrenjtohet për 15 për qind

Ekonomi
Në librarinë “Dukagjini” promovohet libri “Pse s’ma ka thënë njeri më parë” i autores Julie Smith

Në librarinë “Dukagjini” promovohet libri “Pse s’ma ka thënë njeri më parë” i autores Julie Smith

Ekonomi
Kalo në kategori