Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se deri më tani janë bllokuar 560 mijë euro nëpër xhirollogari të ndryshme dhe janë konfiskuar tri vetura, në lidhje me “avullimin” e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.
Bajrami para deputetëve në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, ka treguar se si shkon procedura për të ardhur deri te kryerja e një transaksionit.
“Çka ka ndodhur, ju e dini se me datën 19 tetor, Thesari është njoftuar nga Ministria e Infrastrukturës se janë kryer disa transaksione, se kjo kompani nuk ka kontratë me ne dhe përmenden emrat se ata nuk janë zyrtarë të ministrisë. Ka hyrë në sistem ka krijuar usera dhe ka kryer procedurat. Ky person edhe në përshkrim të punës e ka pas për të krijuar qasje për zyrtarët. Tash për secilën organizatë buxhetore i ka një ose dy persona që kanë qasje në thesar. Ky person punon që 11 vjet në Thesar. Tash ky ka hyrë tek sistemi e ka krijuar një llogari dhe ka bërë urdhërblerjen, ka kaluar tek tjetri e ka bërë edhe certifikimin dhe aprovimin. Kur ka ardhur tek certifikimi e ka përdorur llogarinë e zyrtarit të Mistrisë së Infrastrukturës i cili që 9 muaj nuk punon në këtë ministri. E ka marrë fjalëkalimin e tij dhe e ka kryer. Për secilin person zyrtar që ka qasje në thesar e ka një certifikim. Kjo llogari ka qëndruar e hapur dhe nuk e dimë se si nuk i ka shkuar një email që passwordi i juaj po preket. Tek divizioni i pagesave gjithçka është dal në rregull. Ky person e ka keqpërdorur detyrën zyrtare”, tha Bajrami.
Ajo tha se nuk dëshiron të shfajësohet sepse skandali ka ndodhur në Thesar, mirëpo tha se kanë marrë masa shtesë.
“Ne kemi marrë masa shtesë, po bëjmë kontrolle për secilin transaksion. Kjo nuk la mundur të ndodh më herët se për çdo fund të muajit përmes dokumenteve bëhet barazimi për buxhetin e secilës organizatë buxhetore. Ne kemi njoftuar të gjitha institucionet e rendit, AKI. Deri më tani 560 mijë euro nëpër xhirollogari të ndryshme, janë konfiskuar tre vetura. Ky krim është plotësisht i gjurmueshëm”, tha ajo.
Bajrami tha se shpreson dhe beson që mjetet do të kthehen në Buxhetin e Shtetit.
Medije Musliu, zëvendësdrejtore e Thesarit të Shtetit, ka bërë të ditur se transaksionet për 2.1 milionë euro që janë transferuar në llogarinë e kompanisë “LDA Group” ka filluar në orën 11 e 44 dhe ka zgjatur deri në orën 12 e 48.
“E kemi dëgjuar dikush thotë 8 deri në 9 minuta. Janë nxjerrë raporte nga sistemet elektronike. Transaksionet kanë filluar rreth orës 11 e 44 ose 48 nuk e di saktë. Procesi i fundit ka ndodhur rreth orës 12 e 48. Krejt proceset janë kryer gjatë kësaj periudhe”, tha ajo. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Më 14 maj mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2024, në shumën prej 20 milionë euro
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'