Vjedhin pjesë të brendshme të trafos së rrymës, pjesë të bakrit dhe dy akumulator në Istog - rasti po hetohet

Persona të panjohur kanë vjedhur nga objekti i një personi pjesë të brendshme të trafos së rrymës, pjesë të bakrit dhe dy akumulator nga kamioni.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 11:30, në Istog. tutje bëhet e ditur se rasti është në procedurë hetimore.
"Istog 31.05.2026 – 11:30. Është raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur nga objekti i viktimës mashkull kosovar pjesë të brendshme të trafos së rrymës, pjesë të bakrit dhe dy akumulator nga kamioni. Rasti është në procedurë hetimore", thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
46 minuta më parë









































