Vjedhin derivate të naftës në Prishtinë, arrestohen tre persona


Tre persona janë arrestuar pasi janë zënë në flagrancë duke vjedhur derivate në një pompë derivatesh.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 01:40 në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një veturë Golf II me targa vendore në të cilën kanë qenë nëntë kanistra (25 litërshe) të mbushura me naftë.
Ndërkaq, dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/07/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































