LAJMI I FUNDIT:

Vjedh 200 euro në një market në Prishtinë

Vjedh 200 euro në një market në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se në marketin e tij, një person me maskë kishte hyrë dhe nën kërcënimin e thikës kishte arrit t’i merrte rreth 200 euro.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 04:50 në rrugën “Flaka e Janarit”, në Prishtinë.


Siç thuhet në raport, personi me maskë pas kryerjes së vjedhjes është larguar në drejtim të panjohur.

“Ankuesi mashkull kosovar raporton  se deri sa ishte duke punuar në marketin e tij, kishte hyrë një person me maskë dhe nën kërcënimin e thikës kishte arrit të marr rreth dyqind (200) euro dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport. /Telegrafi/