Aktivisti tashmë i ndjerë i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Astrit Dehari gjatë 68 ditëve në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ka pasur gjithsej shtatë vizita.

Në të gjitha vizitat, të pranishëm ishin prindërit dhe gruaja e tij, e në gjashtë prej tyre, familjarët shoqëroheshin nga zyrtarë të “Vetëvendosjes”.

Vizitat janë bërë çdo të enjte ndërsa kanë zgjatur 60 minuta.

Vizita e fundit kishte ndodhur dy ditë para se Dehari të vdiste në rrethana të pasqaruara. Atë, sipas dokumentacionit të siguruar, e kishin vizituar prindërit Avni e Xhemile Dehari, gruaja Arta Boshtraj dhe anëtari i Kryesisë së Lëvizjes “Vetëvendosje”, Sami Kurteshi.

Kjo vizitë, referuar lejes së lëshuar nga gjyqtari Kashtanjeva, është bërë më 3 nëntor dhe ka zgjatur një orë. /kallxo.com/

dehari01