LAJMI I FUNDIT:

Vivo X30 dhe X30 Pro lansohen zyrtarisht, sjellin 5G dhe procesorin Exynos 980

Vivo X30 dhe X30 Pro lansohen zyrtarisht, sjellin 5G dhe procesorin Exynos 980

Që nga sot, telefoni X30 Pro 5G nga vivo është zyrtar dhe vjen së bashku me një variant pak të tonifikuar, jo-Pro.

Telefoni premium, vivo x30 Pro vjen me një aparat fotografik kuadratik.


Përbëhet nga një kamerë kryesor 64MP, një lente periskopike 13MP me zmadhim dixhital 60X, një njësi 32MP dhe një kamerë me kënd të gjerë 8MP.

Në të kundërt, jo-Pro X30 ka vetëm tre kamera, pa lenten telefoto.

Të gjitha specifkat e tjera janë identike, përfshirë ekranin 6.44-inç FHD + Super AMOLED me një vrimë për kamerën selfie 32MP.

Të dy pajisjet sjellin procesorin Exynos 980 të Samsung, 8 GB RAM, opsionet e ruajtjes 128 dhe 256 GB dhe bateritë 4,350mAh me 33W që ngarkohen në mënyrë të shpejt.

Çmimi fillon në 471 dollarë dhe shkon deri në 615 dollarë. /Telegrafi/