LAJMI I FUNDIT:

Vitin e kaluar në Maqedoni ka pasur mbi 24 mijë kalime ilegale

Vitin e kaluar në Maqedoni ka pasur mbi 24 mijë kalime ilegale

Të dhënat e Qeverisë gjermane tregojnë se Maqedonia e Veriut është vend rekord në Ballkan sa i përket kalimeve ilegale gjatë vitit 2019.

Të dhënat thonë se gjatë vitit 2019 në Maqedoni të Veriut janë evidentuar 24.601 kalime kufitare, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Të dhënat tregojnë se në Serbi gjatë vitit të kaluar ka pasur 17.642, në Kroaci në vetëm 14.075 ndërsa në Slloveni 15.450 ndërsa numri i kalimeve ilegale bie kur bëhet fjalë për Bosnjën e Hercegovinës me vetëm 6.039 kalime ilegale.