LAJMI I FUNDIT:

Vitia: Të bashkohemi në këtë betejë me coronavirusin

Vitia: Të bashkohemi në këtë betejë me coronavirusin

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha sot në konferencë shtëpi se nuk ka dalë për të treguar se çfarë po bëjmë për të menaxhuar situatën për të parandaluar përhapjen e coronavirusit, por për të kërkuar nga qytetarët që të veprojnë me kujdesin maksimal për të ndihmuar institucionet, por edhe për të mbrojtur familjet tona.

Ministri Vitia tha se tashmë janë furnizuar me 144 respiratorë dhe kanë porositur edhe 50 respiratorë të tjerë, kurse një kontingjent tjetër, sipas tij, do të vijë gjatë prillit dhe majit.


Mirëpo, tha se ende nuk ka një liaç që është treguar i suksesshëm për shërimin e këtij virusi.

“Do të jetë e qartë çfarëdo mase që ndërmarrim ne, nëse qytetarët nuk respektojnë masat e që ka ndërmarrë qeveria dhe instituti kombëtar i shëndetit publik”, tha ai.

Vitia tha se “pasi që nuk ka askund në botë ilaç për shërim, as vaksinë, arma e vetme kundër këtij virusi është vetëmbrojtja, duke qëndruar në shtëpi”.

“Rrini në shtëpi mbajeni higjienën personale dhe familjare, mbajeni distancën mes vete… Ju bëj thirrje edhe komunave të kryejnë dezinfektimin e objekteve, pastrimin e rrugëve dhe të nërmarrin masat e tjera të domosdoshme”, tha ai, në një konferencë shtypi, ku ishte bashkë me kryeministrin Kurti, përcjell Telegrafi.

Ministri Vitia iu drejtua edhe personave në karantinë, duke thënë se  lufta kundër COVIN 19 mund të fitohet nëse të gjithë japim kontributin në këtë drejtim e njëra ndër to është karantina.

“Kushtet aty janë më të mira se në shumë shtete, të cilat kanë bërë karantina edhe në tenda, edhe në kooperativa e Në salla sportive… Sakrifica që po e bëni është për shëndetin tuaj dhe të familjeve tuaja dhe të gjithë neve”, tha Vitia.

“Ju lutem rrini në shtëpi! Mos keni turp të keni frikë nga virusi, por të bashkohemi në këtë betejë, sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’ia dalim me më pak pasoja”, tha ministri Vitia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori