LAJMI I FUNDIT:

Shqetësuese lista e pritjeve në QKUK, Vitia: Planifikohet që të punohet në dy ndërrime

Shqetësuese lista e pritjeve në QKUK, Vitia: Planifikohet që të punohet në dy ndërrime

Në Klinikën e Ortopedisë për protezën e gjurit dhe kërdhokut, pacientët po presin rreth dy vjet. Listë e gjatë e pritjeve po vazhdon edhe në Klinikën e Kardiologjisë, për çka ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se është planifikuar që të punohet në dy ndërrime të orarit. Gjatë raportimit para anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi të martën, ai deklaroi se niveli i furnizimit me barna nga lista e barnave esenciale, arrin diku afër 90 për qind. Vitia shtoi se janë në fazën finale të studimit të fizibilitetit për Sistemin Informativ Shëndetësor.

Teksa foli për trajtimin shëndetësor jashtë vendit, Vitia tha se gjatë javës do të kalojë në konsultime paraprake plotësim-ndryshimi i udhëzimit administrativ.


“Që nga viti 2017 kur ky program ka kaluar nga Ministria e Shëndetësisë tek Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, të dhënat e thesarit tregojnë pagesa në vlerë prej 29 milionë e 874 mijë e 740, 57 euro. Në anën tjetër, të dhënat nga komisioni i brendshëm i fondit, i cili është në proces të verifikimit dhe barazimit të llogarive me institucionet shëndetësore, të cilat kanë pretendime financiare, tregojnë një vlerë preliminare prej rreth 29 milionë e 490 mijë e 604,20 euro si detyrim i fondit ndaj këtyre institucioneve”.

“Për të ndryshuar këtë gjendje të rëndë financiare të trashëguar janë ndërmarrë disa hapa të nevojshëm. Është në fazën përfundimtare dhe gjatë kësaj jave do të kalojë në konsultime paraprake, plotësim-ndryshimi i udhëzimit administrativ për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe është themeluar edhe komisioni për verifikimin e detyrimeve të fondit ndaj spitaleve, ku janë trajtuar qytetarët tanë. Dhe raporti është në fazën përfundimtare të përgatitjes”, deklaroi ministri Vitia, raporton KP.

Ai theksoi se 2/3 e lëndëve janë proceduar dhe ka filluar larja e borxheve. Ai përmendi edhe listën e pritjeve në klinikat e ShSKUK-së, ku siç tha ai, tashmë është shënuar progres në këtë fushë.

“Në Klinikën e Ortopedisë kemi fatkeqësisht listë më të gjatë të pritjes për protezat e gjurit dhe kërdhokut, përafërsisht deri në dy vite. Ndërkohë tashmë është i gatshëm plani i veprimit së bashku me kostimin për eliminimin e listave të pritjeve për gjashtë muajt e ardhshëm në këtë klinikë dhe një prej sfidave kryesore sa i përket këtij raporti të gjendjes në terren është numri i vogël i anesteziologëve, gjë e cila fatkeqësisht do të kërkoj më shumë kohë”, deklaroi Vitia para anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi.

Ministri shtoi se në Klinikën e Radiologjisë për rezonancë magnetike, lista e pritjes është ofruar në pesë muaj. Megjithatë, ai theksoi se për rastet urgjente këto kryhen brenda ditës.

“Lista e pritjeve në Klinikën e Kardiologjisë na shqetëson më shumë për shkak të natyrës më specifike të urgjencës së shërbimeve. Aktualisht ShSKUK është duke bërë planifikimin për mundësinë që në këtë klinikë të punohet në dy ndërrime të orarit, ndërsa paralelisht kemi filluar përgatitjet për pajisjen edhe me një amniografë në sallën e re të kateterizimit”, tha ai.

Ministri i Shëndetësisë u shpreh se në fokus kanë edhe decentralizimin e shërbimeve.

Para anëtarëve të Komisionit për Shëndetësisë, Vitia tha se ka filluar fuqizimi i kapaciteteve në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

“Sa i përket Sistemit Informativ Shëndetësor, aktualisht jemi në fazën finale të studimit të fizibilitetit, Studim ky që do të na jap orientimin strategjik dhe rekomandimet e nevojshme për zhvillim të kësaj hallke jetike për reformimin e sistemit shëndetësor. Me datën 24 maj të këtij viti, kemi pasur prezantimin e draftit të parë në këtë studim fizibiliteti dhe brenda këtij muaji, ashtu siç kemi thënë nga fillimi, ky studim i fizibilitetit do të marrë formën përfundimtare”, bëri të ditur ai.

I pari i Shëndetësisë teksa foli për listën e barnave esenciale, tha se buxheti prej 60 milionë euro jep mundësinë për mbulueshmëri të terapisë së pacientëve.

“Mesatarja e furnizimit me produkte dhe materiale shpenzuese në javët e fundit, përqindja e realizuar në distrubuim, porosi është diku rreth 65 euro për barna dhe material shpenzues nga Ministria e Shëndetësisë. Kurse nga raportimet e ShSKUK-së në javët e fundit raporton se niveli i furnizimit me barna nga lista e barnave esenciale arrin diku afër 90 për qind”.

“Po punojmë me intensitet që të eliminojmë disa shkarje në furnizim, të cilët ndërlidhen fatkeqësisht me disa faktorë, që janë mungesa e ofertave të disa kompanive për disa barna e materiale specifike, mos-respektimi i kontratave dhe afateve të liferimeve dhe natyra të tjera të planifikimit”.

Vitia tutje tha se aktualisht janë të interesuar në zbatimin e planit kombëtar për zhvillim 2023-2026.

“Jemi në fazën finale të hartimit të strategjisë sektoriale shëndetësore për vitin 2023-2030, dokument i cili do të përcaktojë orientimin strategjik të reformimit dhe zhvillimit të sektorit të shëndetësisë dhe reflekton edhe në prioritetet e Qeverisë së Kosovës për sektorin e shëndetësisë. Misioni dhe vizioni i këtij dokumenti do të arrijë në plotësimin e dy objektivave strategjike të cilat janë: përmirësimi i cilësisë dhe qasjes në shërbime shëndetësore dhe ruajtja dhe përparimi i shëndetit”.

“Krahas reformës së synuar, qëllimeve strategjike shëndetësore qeveritare dhe në bazë të gjeturave është përcaktimi i vizionit të strategjisë, që ka për qëllim forcimin e sistemit shëndetësor, përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe promovimin e sjelljeve të shëndetshme”, njoftoi Vitia.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori