LAJMI I FUNDIT:

Vitia: Mungesa e investimeve në shëndetësi për dy dekada pati koston e vet

Vitia: Mungesa e investimeve në shëndetësi për dy dekada pati koston e vet
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia / Foto: Ridvan Slivova

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se mungesa e investimeve prej dy dekada ka pasur koston e vet gjatë pandemisë.

Vitia gjatë raportimit të tij në Komisionin për Shëndetësi, u shpreh se edhe vendet shumë më të zhvilluara janë përballur me gjendje të rëndë nga variantet e coronavirusit.


“Ishim dëshmitarë edhe gjatë kësaj kohe se edhe vendet më të zhvilluara dhe me aspekt shëndetësorë shumë të fuqishme se Kosova kishin dhe vazhdojnë që të kenë probleme lidhur me këtë situatë”, tha ai.

Tutje, Vitia shtoi se mungesa e investimeve ka pasur koston e vet.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia / Foto: Ridvan Slivova

“Republika e Kosovës nga fillimi u përballë me shumë probleme edhe me ato nga më baziket, si mungesa elementare e pajisjeve dhe barnave dhe kjo na dëshmoi se investimet e munguara për dy dekada në shëndetësi patën koston e vet në një mënyrë aspak të lehtë dhe të dhimbshme për qytetarët tanë”, theksoi ai.

Ministri i Shëndetësisë u shpreh se shpreson që do të ketë konsensus të subjekteve politike që gjendja në shëndetësi të ndryshoj.

“Shpresoj shumë tani e tutje do të ketë konsensus të të gjitha subjekteve politike që në thirrje të qytetarëve kjo gjë do të ndryshohet”, tha Vitia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori