LAJMI I FUNDIT:

Viti i ri akademik në Universitetin e Prishtinës fillon me mësim të kombinuar

Viti i ri akademik në Universitetin e Prishtinës fillon me mësim të kombinuar

Viti i ri akademik në Universitetin e Prishtinës do të fillojë në mënyrë të kombinuar, online dhe në objekte akademike.

Rektori tha se pjesa teorike do të bëhet online, ndërsa ajo praktike nëpër objekte. Edhe profesorë të universitetit po vlerësojnë se kjo mënyrë do të jetë më e efektshme në kushtet aktuale të pandemisë.


Viti i ri akademik në Universitetin e Prishtinës do të fillojë i kombinuar. Pjesa teorike do të bëhët online ndërsa ajo praktike në objektet e fakulteteve. Kështu tha rektori i sapo zgjedhur i UP-së, Naser Sahiti.

“Viti i ri akademik do të fillojë ashtu siç është praktikuar semestrin e fundit kur u paraqit pandemia. Mësimi do të fillojë në formë të kombinuar që nënkupton se pjesët teorike do të zhvillohen online, ndërsa pjesa praktike që duhet të mbahet në laboratorë do të zhvillohet në mënyrë fizike”, deklaroi për RTV Dukagjinin,  Naser Sahiti.

Ndërsa Alban Zeneli, ligjërues në Universitetin e Prishtinës tha se mësimi i kombinuar do të jetë më i efektshëm se sa ai online, përcjell Telegrafi.

“Mësimi i kombinuar që është propozuar edhe nga institucionet tona shëndetësore do të funksionojë më mirë për faktin se ligjëratat që nuk kanë nevojë për prezencë fizike mund të mbahen edhe online”, deklaroi Alban Zeneli.

Rektori Sahiti për RTV Dukagjini po ashtu tha se përzgjedhja e stafit të ri në rektorat do të bëhet me 1 tetor./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori