Disa njerëz vendosin të heqin dorë nga karriera dhe të shijojnë frytet e saj me familjen e tyre, por ka edhe nga ata që nuk e njohin fjalën tërheqje dhe që nuk jetojnë dot pa vëmendjen e publikut.

Në një artikull të The Huffington Post, renditen disa nga veset e këtyre njerëzve, të cilët nuk duan të heqin dorë nga karriera e tyre, transmeton Mapo.


Ai vazhdon të ndjekë hobit e tij

Harrison Ford, ndonëse është 73 vjeç, vazhdon të luajë në filma por në të njëjtën kohë i pëlqen shumë të udhëtojë dhe të jetë një njeri i lirë.

11

Zgjohet herët

Martha Stewart, (shkrimtare, gazetare), ndonëse është 74 vjeçe zgjohet herët (6:30) dhe vazhdon me regjimin e saj të bukurisë.

21

I qëndron besnik rutinës

Mbretëresha Elizabet është një personazh që i qëndron strikte regjmit të saj. Ajo zgjohet në orën 7:30, lexon shtypin dhe mëngjesi i saj është çaji dhe drithërat.

3

Nuk e harron palestrën

70-vjeçarja Jane Fonda nuk është pa qëllim një femër e kuruar. Ajo nuk e lë palestrën asnjëherë për asgjë në botë.

4

Qëndronë pozitiv

Aktori i famshëm, Clint Eastwood, ndonëse është 85 vjeç, thotë se nuk ka besuar kurrë te pesimizmi. “Nëse mendoni se do të bie shi gjithnjë në jetën tuaj, do të bie”, thotë aktori.

5

Nuk punon vetëm për para

Warren Buffett është një nga njerëzit më të pasur në botë. Leksioni që 85 vjeçari u jep gjithnjë studentëve të tij është që në jetë nuk duhet të punojnë vetëm për para, por edhe për pasion.

6

E mban mendjen të kthjellët

Aktori Michael Caine është sot 82 vjeç dhe thotë që ka një memorie fantastike. Kjo sipas tij është shumë e rëndësishme.

7