LAJMI I FUNDIT:

Viruset mbushin Pediatrinë në Maqedoninë e Veriut

Viruset mbushin Pediatrinë në Maqedoninë e Veriut

Traumat post-kovid te fëmijët mbajnë të mbushur Klinikën e Pediatrisë. Pasojat që ka lënë virusi korona sa vijnë e ndihen në shëndetin e fëmijëve, thonë mjekët amë pediatër, sipas të cilëve më së tepërmi ndihen në takikardi të zemrës, pneumoni te mushkëritë, probleme me veshët dhe mëlçinë.

Sipas tyre, rreth 150 fëmijë janë trajtuar në klinikë me simptome post-kovid, ku të shpeshta janë simptomat e plogështisë, gjendjes emocionale, kokë dhimbjes dhe prekjen e shqisave të shijes, dëgjimit, shikimit.

“Kanë problem, me shumë kollitje dhe teshtitje. Kanë vështirësi në frymëmarrje me këto probleme. Tani kërkoni ndihmë këtu, a ishin tek pediatri amë? Po, ishim në repartin e Koçanit por na transferuan këtu”, thotë një prind.

“Në këtë moment ballafaqohemi me rënie të valës së koronës edhe pse asnjëherë nuk ishin kovid qendër, fëmijët i kuronin i Kozle. Por ne e trajtojmë gjendjen post-kovid që kanë komplikime të caktuara, ne mbetemi dera e fundit që kujdesemi për rastet e rënda që vijnë tek ne”, tha Aspazija Sofjanova, Drejtoreshë e Klinikës së Pediatrisë.

Në Klinikën e Pediatrisë nuk ka të detektuar infeksion të hepatitit C, Fruthit apo Rota-virusit, por drejtoresha Sofjanova tha se shtetet e Perëndimit është paraqitur një mutacion virusal i hepatitit.

“Ka të paraqitur raste në shtetet tjera, një variant i çuditshëm i virusit që sulmon heparin, andaj i themi si hepatiti, por tek ne ende nuk kemi detektuar fëmijë që ta raportojmë te ISHP, e cila e përcjell gjendjen epidemiologjike tek fëmijët. Deri më tani jemi të pastër, por patjetër me vëmendje të ndjekim situatën”, u shpreh Aspazija Sofjanova, Drejtoreshë e Klinikës së Pediatrisë.

“Prindërit ankohen se nuk ka pediatër amë të mjaftueshëm nëpër gjithë shtetin andaj fëmijët detyrohen që të vijnë në Klinikën e Pediatrisë në Shkup për të marr një kurim më të detajuar, por vetëm se më kur i kanë pësuar simptomat më të rënda të ndonjë sëmundje kronike”, raporton gazetari i Alsat, Adnan Qaili.

Drejtoresha e Pediatrisë tha se çdo ditë kryhen qindra shërbime ambulantore të fëmijëve dhe kurimin spitalor përpiqen ta shkurtojnë për tu lënë shtretër të lirë tjerëve. Aktualisht janë të shtruar 85 fëmijë.

“Imuniteti i vënë në ‘gjumë’ gjatë periudhës së pandemisë duke qëndruar vetëm të izoluar solli në komprometimin e imunitetit dhe fëmijët reagojnë në gjithçka. U pengojnë ndryshimet e motit, në behar kur çelin pemën janë shpeshtuar alergjitë. Të gjitha këto kanë sjell në kollitje që na vështirëson të gjejmë shkaktarin e ndonjë infeksioni virusal, bakterial apo diçka tjetër. Por, gjithsesi këto ju takojnë pediatreve amë që Klinika të mbetet kura e fundit për rastet e komplikuara me sëmundje kronike të fëmijët”, tha Aspazija Sofjanova, Drejtoreshë e Klinikës së Pediatrisë.

Specialistët iu bëjnë thirrje prindërve që të shtojnë kujdesin te fëmijët në këtë periudhë të përhapjes së viruseve dhe për çdo dyshim tu drejtohen pediatreve amë për të parandaluar infeksionet më të mëdha./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori