LAJMI I FUNDIT:

Vinicius i quan ‘kriminelë’ tifozët e Real Madridit të cilët kënduan kore raciste ndaj Lamine Yamal

Vinicius i quan ‘kriminelë’ tifozët e Real Madridit të cilët kënduan kore raciste ndaj Lamine Yamal

Barcelona shënoi një fitore të madhe mbrëmjen e së shtunës në ‘El Clasico’ ndaj Real Madridit duke u shkëputur në gjashtë pikë si lider në La Liga.

Blaugranasit triumfuan me shifrat 4-0 në ‘Santiago Bernabeu’ falë dy golave të shënuar nga Robert Lewandowski dhe me dyshen Raphinha dhe Yamal që po ashtu gjetën rrjetën.

Sidoqoftë, një hije e zezë në këtë takim ishte fakti se disa tifozë të Real Madridit shprehën gjuhë urrejtje dhe racizëm ndaj disa yjeve të Barcelonës duke përfshirë edhe Lamine Yamal.


Lidhur me këtë rast tashmë ka reaguar edhe ylli i Real Madridit, Vinicius Jr, i cili ka dalë në mbështetje të lojtarëve të Barcelonës.

Reprezentuesi brazilian tha se është për të ardhur keq ajo që ndodhi në shkallët e stadiumit pas golit të Yamal.

“Është për të ardhur keq ajo që ndodhi dje në Bernabeu me koret raciste. Nuk ka vend për këta kriminelë në shoqërinë tonë”.

“E gjithë mbështetja ime shkon për Lamine, Ansu dhe Raphinha. E di që Madridi dhe policia do të bëjnë më të mirën për të identifikuar dhe ndëshkuar fajtorët”, ka shkruar Vinicius.

Ky është një gjest për t’u duartrokitur nga Vinicius, teksa kujtojmë se shpeshherë edhe vet ai ka qenë viktimë e racizmit në stadiumet e La Ligas./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
FIFA kërcënon një kombëtare me përjashtim nga Botërori 2026 - i dërgon letër zyrtare

FIFA kërcënon një kombëtare me përjashtim nga Botërori 2026 - i dërgon letër zyrtare

Përfaqësueset
Lojtarët e Argjentinës thërrasin

Lojtarët e Argjentinës thërrasin "Një minutë heshtje për Raphinha që vdiq sot" - çfarë po bënte Alexis Mac Allister?

Përfaqësueset
Real Madridi i pakënaqur me sjelljen e trajnerit të Spanjës, de la Fuente

Real Madridi i pakënaqur me sjelljen e trajnerit të Spanjës, de la Fuente

La Liga
Truproja e Messit sfidon Logan Paul në një ndeshje boksi

Truproja e Messit sfidon Logan Paul në një ndeshje boksi

Ndërkombëtare
Nuk po gjen vend askund, Joao Felix i është ofruar një klubi të ri

Nuk po gjen vend askund, Joao Felix i është ofruar një klubi të ri

Ligat tjera
Real Madridi donte që Alexander-Arnold ta 'pranonte' transferimin sipas kushteve të tyre, anglezi pranoi menjëherë

Real Madridi donte që Alexander-Arnold ta 'pranonte' transferimin sipas kushteve të tyre, anglezi pranoi menjëherë

La Liga
Kalo në kategori