LAJMI I FUNDIT:

Villas-Boas: Herët a vonë, Mbappe do të përfundojë në Real Madrid

Villas-Boas: Herët a vonë, Mbappe do të përfundojë në Real Madrid

Trajneri Andre Villas-Boas beson se sulmuesi Kylian Mbappe pothuajse me siguri do të përfundojë te Real Madridi në një moment në karrierën e tij, duke intensifikuar gjithnjë e më shumë thashethemet rreth një transferimi.

Kontrata e Mbappes me Paris Saint-Germain skadon në qershor të vitit 2022 dhe ai thuhet se po kërkon të largohet nga Parc des Princes këtë verë.


Mbappe ka shumë klube që e duan, por admiruesit më të vjetër të francezit janë gjiganti spanjoll, Real Madrid.

Mbappe nuk beson më në projektin e PSG-së
Lexo po ashtu Mbappe nuk beson më në projektin e PSG-së

Edhe trajneri portugez, Villas-Boas beson se sulmuesi i talentuar francez herët a vonë do të përfundojë në Santiago Bernabeu.

“Unë mendoj se Mbappe do të përfundojë në Real Madrid herët a vonë”, ka thënë fillimisht Villas-Boas për Sport Bild.

Mbappe pritet ta ‘lëshoj’ bombën gjatë Euro 2020 dhe të njoftoj transferimin te Real Madridi
Lexo po ashtu Mbappe pritet ta ‘lëshoj’ bombën gjatë Euro 2020 dhe të njoftoj transferimin te Real Madridi

“Cristiano Ronaldo nënshkroi për Real Madrid si një yll dhe u bë edhe më i mirë, dhe unë mendoj se Mbappe mund të bëjë të njëjtën gjë”, përfundoi portugezi.

Ish-trajneri i Marseille gjithashtu tregoi se ekipi kombëtar i Francës është më i përshtatshëm për Mbappen dhe mendon se Les Bleus merr më shumë nga lojtari sesa vet ekipi i PSG-së. /Telegrafi/