LAJMI I FUNDIT:

Viktor Orban flet nga Tirana: E turpshme se sa ngadalë po ecën procesi i zgjerimit të BE-së

Viktor Orban flet nga Tirana: E turpshme se sa ngadalë po ecën procesi i zgjerimit të BE-së

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, deklaroi sot se Hungaria mbështet gjithmonë dhe do të mbështesë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian si dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, jo vetëm për arsye të miqësisë që lidhin dy vendet tona por edhe të strategjisë ekonomike dhe politike.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, Orban tha se “vizita e sotme është në një periudhë shumë të rëndë, pasi kemi të bëjmë me një ristabilizim, rindarje ekonomike të rëndë që po ndikon në Evropën e sotme dhe mendoj se këto janë edhe pikat e dobëta të politikës ekonomike të Evropës së sotme. Nuk kemi qenë në gjendje të sjellim përmirësime në këtë drejtim dhe përpjekjet tona kanë pasur shumë pak rezultate për fat të keq”.


“Sa i përket pjesës globale, kapaciteti dhe konkurrenca e Evropës është në rënie e sipër. Çështja e sotme është si mund ta konsiderojmë Ballkanin Perëndimor dhe sidomos anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Evropë nëse është një problem apo mundësi”, tha Orban.

Kryeministri hungarez Orbán vuri në dukje se “ajo që kam dashur t’u them kolegëve të mi në Evropë. Përpiquni të imagjnoni Evropën e sotme ku Sllovenia Hungaria, Polonia, Çekia, Kroacia nuk janë anëtarë të BE-së. Pra cila do të ishte pamja e Evropës së sotme, zhvillimi ekonomik, nuk do kishim rritje ekonomike. Ne mendojmë se vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore kemi sjellë zhvillim në Evropë. Ne mendojmë e shpresojmë se kjo është ajo që do të sjellë Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor sepse Shqipëria ka kapacitet rritjeje dhe zhvillimi”.

Nëse Evropa, vijoi Orban, nuk do të ngelet pas në këtë zhvillim global përgjigja është e thjeshtë, rezervat e rritjes janë ekskluzivisht në Ballkan, nuk gjenden në vende të tjera të Evropës.

“Për këtë arsye ne kërkojmë që Shqipëria të anëtarësohet në BE”, tha Orban.

“Është e papranueshme edhe e turpshme se sa ngadalë po ecën ky proces i zgjerimit të BE-së. I hodha një sy agjendës. Shqipëria ka duruar 13 vjet për të arritur në fillimin e negociatave për anëtarësim. Pas 10 vjetësh nëse perspektivat janë të sakta mendoj se vetëm Gjermania do të ngelet në 10 vendet më të zhvilluara të botës sepse nëse zgjerimi ecën me këtë ritëm kaq të ngadaltë mund të them se do të jetë ritëm vetëvrasës”.

Sa i përket investimeve hungareze në Shqipëri, Orbán tha se “jam shumë i gëzuar dhe për faktin që investuesit hungarezë sillen me respket ndaj ligjit dhe nevojave të këtij vendi. Ju siguroj se në të ardhmen do të gjejmë forma të tjera të bashkëpunimit”.

Lidhur me turizmin, Orban theksoi se “turizmi është një sektor kyç për bashkëpunimin mes dy vendeve tona”.

I pyetur përse vendet e Evropës ngadalësojnë procesin e zgjerimit evropian, Orbán theksoi se “politika e zgjerimit është një luftë e vazhdueshme, nuk është diçka qe e e mendova sot dhe nesër do ta realizoj, nuk mund te ulemi me duar kryq e të presim pavarësisht se kemi interesa të ndryshme që ndërthuren. Por duhet punuar për këtë”.

“Ne jemi të përkushtuar që Shqipëria të anëtarësohet në BE. Në këtë rast Shqipëria ka nevojë për një përshpejtim të menjëhershëm, duhet të nxitojë të anëtarësohet”, tha Orban. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori