LAJMI I FUNDIT:

Viktimat duhet të largohen nga ato shtëpi ku u dhunuan

Viktimat duhet të largohen nga ato shtëpi ku u dhunuan

Leonita Gojani, këshilluese psikosociale, rekomandon që të mbijetuarat e dhunës seksuale, të cilat jetojnë akoma në shtëpitë ku e kanë përjetuar dhunën, duhet të ndërrojnë vendbanim.

“Është shumë e rëndësishme fillimisht që ato të largohen nga vendi ku ju ka ndodhur dhuna seksuale, mirë po fatkeqësisht sistemi jonë nuk ta ofron një mundësi të tillë, për shkak se nuk ka kushte të mjaftueshme që kujdesin për atë person të caktuar që jeton në vendin e njëjtë ku i ka ndodhur dhuna, një mbështetje nga të gjitha sistemet mbështetëse”, tha Gojani, cila deri tani ka trajtuar shumë raste të viktimave të dhunës.


Sipas saj, në kushte normale këto gra duhet të largohen menjëherë nga shtëpitë ku kanë përjetuar dhunën.

“Për shembull, në një shoqëri perëndimore apo diku ku kushtet e jetesës janë shumë të mira se në Kosovë, normalisht që kjo grua do të tërhiqej menjëherë nga një vend ku i kanë ndodhur dhuna, do t’i sigurohej një strehim i ri, kushte më të mira, qoftë mbështetje ekonomike apo mbështetje edhe shëndetësore, për shkak se këto gra kanë edhe probleme të shumta shëndetësore dhe në këtë formë do t’i ofrojë një mbështetje edhe nga shteti i tyre, që fatkeqësisht ne në Kosovë, për shkak të disa rrethanave të caktuara ende nuk e kemi”,  shpjegon Gojani për “Betimi për Drejtësi”.

Ishte shtatzënë kur u dhunua nga ushtarët serbët në prezencë të fëmijëve tjerë
Lexo po ashtu Ishte shtatzënë kur u dhunua nga ushtarët serbët në prezencë të fëmijëve tjerë

Se ndërrim i vendbanimit është një zgjidhje jetike për të këtë kategori, Gojani merr shembullin e Hanës, meqë i ndihmuan në këtë proces.

Një kliente që mund ta marrë shembull, së fundmi “Medica Gjakova”, ka asistuar në sigurimin e qirasë së banesës për ta larguar nga vendi ku i kanë ndodhur dhuna seksuale për shkak se gjendja e saj psikologjike ka qenë shumë e rënduar”.

“Ajo edhe pse vinte në këshillim grupor, domethënë për vite me radhë edhe pse vazhdonte seancat edhe individuale, klientja përsëri nuk mund të stabilizohej posa të shkonte në shtëpi”

“Bashkëpunimi ka qenë shumë i ngushtë dhe në mënyrë shumë konfidenciale, në mënyrë që klientja të mos ndihet keq dhe në mënyrë që shoqëria mos ta stigmatizojë për çështjen e ndryshimit të vendbanimit dhe arsyes pse po e ndryshon vendbanimin, domethënë për shkak të dhunës seksuale”, shpjegon më tej Gojani.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori