eksperti-banner

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Pakistanin lindor, duke vrarë të paktën 19 njerëz dhe duke lënduar më shumë se 300 të tjerë.

Siç shkruan BBC, përcjell Telegrafi, epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit të Mirpur, në Kashmir të administruar nga Pakistani.


191633d5 9119 4137 930c 5be539cbd03f wide fallback

Shkalla e plotë e dëmit nuk dihet ende por se në mesin e të vdekurve ka edhe fëmijë.

“Tërmeti ishte 10 km i thellë ... Goditja më e rëndë ishte në Mirpur”, ka thënë për AFP shefi meteorolog i Pakistanit, Muhamed Riaz.

Ushtria e Pakistanit tha se ekipe "aviacioni dhe ndihma mjekësore" ishin dërguar në zonë.

Pas tërmetit të së martës, dridhjet u ndjenë aq larg sa arritën edhe në kryeqytetet e Pakistanit dhe të Indisë, Islamabad dhe Delhi respektivisht.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje të cilat tregojnë edhe një çarje të madhe në një rrugë kryesore në zonë, dhe shtëpi të shkatërruara pjesërisht. /Telegrafi/