LAJMI I FUNDIT:

I vidhet vetura shtetases së Austrisë në Prishtinë, rasti po hetohet

I vidhet vetura shtetases së Austrisë në Prishtinë, rasti po hetohet
Foto: Ilustrim

Një shtetase austriake ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e saj me targa të Austrisë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 14.03.2024 rreth orës 08:00 në rrugën “Ymer Alushani”, në Prishtinë.


Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti po hetohet.

“Ankuesja femër shtetase austriake ka raportuar se, nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e saj me targa të Austrisë. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/