LAJMI I FUNDIT:

Vidhet trafo elektrike në mes të ditës, tre të arrestuar për këtë rast (Video)

Vidhet trafo elektrike në mes të ditës, tre të arrestuar për këtë rast (Video)

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona (një prej tyre I mitur), pasi kishin tentuar të vjedhin një trafo të energjisë elektrike ne vlerë prej mbi 30 mijë euro në lagjen Hade e Re të fshatit Shkabaj, transmeton RTV Dukagjini.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur te enjten rreth orës 14:00, ku disa persona të cilët ishin paraqitur para banorëve si punëtorë të KEDS-it, kishin tentuar ta marrin trafon kinse për ta riparuar. Mirëpo, ata ishin ndaluar nga banorët të cilët kishin njoftuar edhe Policinë.


“Kur e kam pa kamionin te trafoja, shkova për ta parë se çka u bë. S’patëm rrymë atë ditë. Kur erdha këtu i veta: çka po bëni që s’ka rrymë. Më thanë se për dhjetë minuta lëshohet rryma se veç po e qojmë trafon se ka një prishje”, tha një banorë që nuk deshi të mbetej anonim.

Rastin e ka konfirmuar edhe komandanti I stacionit të policisë në Obiliq, Sejdi Zeqiri, i cili ka ngrehur dyshimet për një rrjet më të gjerë të personave të cilët janë të përfshirë në këtë vepër.

RTV Dukagjini, ka provuar të kontaktoj KEDS-in në lidhje me këtë çështje, mirëpo nuk ka arritur që të marr një përgjigje nga ta.

Në fund të muajit prill kishte ndodhur një vjedhje e ngjashme e një trafoje në po të njëjtin vend, për të cilin rast po kryhen hetime. Policia ka ngritur dyshimet se edhe kjo vjedhje është kryer nga të njëjtët persona. /RTV D/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori